Emërimi i rrugëve në Tetovë/ Siljanovksa kundër, i përgjigjet ashpër Kasami

Presidentja Gordana Siljanovska mbështetë kërkesën e Lidhjes së Luftëtarëve të Maqedonisë për mos ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, shkruan Alsat.

Siljanovska me këtë qëndrim e ka arsyetuar me mbështetjen për historinë që tregojnë këto emra, edhe pse të njëjtët nuk përkojnë aspak me realitetin etnik të vendit.

“Me pasardhësit e luftëtarëve të LNÇ, sot u pajtuam se nuk guxojmë ta harrojmë historinë dhe duke i nderuar personalitetet që kanë qenë pjesë e luftës anti-fashiste, tregojmë se mbetemi siç kemi qenë në anën e progresit. Heronjtë që na sollën lirinë nuk janë të paramenduar. Emrat e tyre tregojnë dhe rrëfejnë të vërtetën historike. Andaj, Lidhja e luftëtarëve duhet të jetë e vendosur në mos ndryshimin e emrave të rrugëve për një pjesë të rrugëve në Tetovë që mbajnë emrat e veprimtarëve kombëtar në të kaluarën anti – fashiste. Të gjithë kemi përgjegjësi ndaj historisë dhe ë njëjta duhet t`iu lihet fëmijëve tanë”, tha presidentja Siljanovska.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të komunës Bilall kasami. Ai në përgjigjen e tij drejtuar presidentes, ka përmendur se ky projekt ka tejet rëndësi për Tetovën dhe vet banorët.

Kasami i kërkon Siljanovskës që para se të jep deklarata të këtilla, fillimisht ta bisedoj këtë projekt me drejtuesit e komunës së Tetovës.

“Përskaj shumë projekteve të realizuar në Tetovë për interes të qytetarëve dhe për të përmirësuar jetën e tyre këtyre ditëve është edhe procesi i ndryshimit të emrave të rrugëve shesheve bulevardeve dhe urave. Ky është një proces po aq i rëndësishëm sa edhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore, ndriçimit apo kanalizimit e ujësjellësit. Andaj ftoj gjithë faktorët politik që janë të përfshirë në këtë proces të jenë konstruktiv sepse kjo është nevojë e qytetarëve të Tetovës pa marrë parasyshë përkatësinë politike etnike apo fetare. Ftoj presidenten që para se të jep deklarata që nuk kontribojnë për përmbylljen me sukses të këtij procesi, të konsultoj fillimisht pushtetin lokal të komunës së Tetovës për të marrë informata më të sakta për realizimin e këtij projekti. I gjithë procesi është konform Ligjit e Kushtetutës, është gjithpërfshirës dhe në fund do dalin fitues qytetarët e saj. Tetovarët meritojnë të kenë adresa të sakta me emër dhe numër në banesat e tyre”, iu përgjigj Kasami.

Fillimi i procesit të ndryshimin e emrave në Tetovë, për herë të parë pas më së dy dekadash, has në një kohezion politik dhe pajtueshmëri gjithëpërfshirëse, ndërsa kundër këtij procesi, që në fillimin e tij, janë shprehur Lidhja e pasardhësve të Luftëtarëve të Tetovës, ndërsa së fundmi edhe LSDM e cila javë më parë u largua nga komisioni për ndryshim të emrave./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

AKI-Strugë: Denoncim për uzurpim të hapësirës publike nga kandidati për kryetar, Mendi Qyra

Një qytetar i Strugës ka reaguar publikisht, duke denoncuar një rast të uzurpimit të hapësirës publike në qytet. Sipas tij, kandidati për kryetar të...

Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku...

Arrestohet drejtori i “Higjienës Komunale”-Shkup, Sabahadin Rustemi

Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur...

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. BalkanWeb dhe News24 mësojnë,...

Arben Taravari: Ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni është fakt i pakontestueshëm- pas Vuçiçit qëndron Rusia

Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka folur hapur për rrezikun e ndikimit serb dhe rus në Maqedoninë e Veriut,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu