Ali Ahmeti: Çdoherë që kujtojmë Jasharajt gjejmë forcën dhe frymëzimin për të vazhduar kauzat kombëtare të përparimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë martirëve të lirisë.

“Sot shënojmë 27 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është një moment që na bashkon të gjithëve, për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës dhe popullit shqiptarë, një popull që nuk u dorëzua, pavarësisht vuajtjeve dhe sakrificave që kaloi. Vendosmëria heroike e Jasharajve përballë barbarisë që me shekuj kishin masakruar, dëbuar dhe ushtruar gjenocid të paparë mbi shqiptarët u bë kushtrim lirie dhe i dëshmuan botës mbarë atdhedashurinë dhe shenjtërinë e lirisë, duke ujitur me gjakun e tyre të pastër përjetësinë e Kosovës sonë. Ata ranë heroikisht i madh e i vogël për tu bërë shembull i mosdorëzimit dhe qëndresës, si dhe na e lënë amanet çlirimin dhe ruajtjen e dinjitetit të tokës ku u lindën dhe u rritën. Në këtë 27-vjetor, kujtojmë me nderim edhe emrin e Komandantit legjendarë Adem Jashari, që është simbol i guximit dhe sakrificës sublime për lirinë e Kosovës. Ai dhe të gjithë familja Jashari e shpallën luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një betejë të drejtë dhe të shenjtë, duke u bërë shembuj të pavdekshëm të guximit dhe nderit. Çdoherë që kujtojmë Jasharajt gjejmë forcën dhe frymëzimin për të vazhduar kauzat kombëtare të përparimit. Ata janë përjetësisht një pjesë e shpirtit të Kosovës dhe mbarë shqiptarëve. Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, shkruan Ahmeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu