ShBA-ja ia ndalon Britanisë ndarjen e inteligjencës ushtarake amerikane me Ukrainën

Shtetet e Bashkuara ia kanë ndaluar Britanisë së Madhe ndarjen e të dhënave të inteligjencës ushtarake amerikane me Ukrainën, përderisa përkrahja e ShBA-së për Zelenskyn po venitet.

Pas vendimit për ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, agjencitë britanike të inteligjencës dhe kanalet ushtarake u urdhëruan që të mos ndanin inteligjencë të siguruar nga ShBA-ja, e njohur si “Rel UKR” ose “E lëshueshme për Ukrainën”, raporton mediumi britanik, “GB News”.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Britania bashkë me partnerë të tjerë të sigurisë, përfshirë Australinë e Zelandën e Re, kanë ndarë të dhëna me Ukrainën.

Megjithatë, klasifikimi i sigurisë i nivelit më të lartë u hoq rishtazi nga administrata amerikane dhe kjo masë mund ta prekë aftësinë e Ukrainës për ta mbrojtur veten, raporton mediumi “Daily Mail”.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara i prek Qendrën Qeveritare të Komunikimit si dhe degët e inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Në kohën e ngrirjes së ndihmave ushtarake të ShBA-së për Ukrainën, Evropa mund ta vazhdojë mbështetjen për Kievin përmes përdorimit të aseteve të ngrira ruse që të paguajë armë për Ukrainën.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara ofronin pajisje të avancuara në të cilat shtetet e tjera nuk kanë qasje./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu