Vjedhja e EVN-së: banesa 8 muaj e mbyllur, fatura e rrymës mbi 20 mijë denarë!

Edhe në Dibër shumë familje, biznese dhe institucione kanë marrë fatura të majme të energjisë elektrike, fatura këto që nuk korrespondojnë me harxhimet e energjisë. Të gjithë kanë reaguar dhe kanë kërkuar që kompania EVN të bëjë korrigjimin e faturave.

Disa nga faturat kanë qenë dyfish më të shtrenjta krahasuar me një muaj më parë. Tani kur filloi muaji mars, të gjithë presin që EVN të bëj korrigjimin e faturave në përputhje me numrat që lexohen nga matësi për harxhim të rrymës elektrike. Që skandali të jetë më i madh, fatura me shuma të majme ju kanë arritur edhe mërgimtarëve, banesa dhe shtëpi këto që janë të zbrazëta pa asnjë njeri dhe pa punuar asnjë aparat shtëpiak.

Abedin T. nga Dibra, i cili jeton në pjesën e vjetër të qytetit, thotë se faturat e fundit e EVN-së në krahasim me mujain dhjetor ka qenë dyfish më e lartë.

“Jam tejet i shqetësuar meqë askush paraprakisht nuk na informoi se do të ketë rritje të çmimit të rrymës elektrike. Edhe rritja që është regjistruar, nuk është kaq e lartë sa na ka ardh fatura. Kemi paga të ulëta dhe normalisht planifikimet e harxhimeve janë në plan të parë. Por si mundet as EVN, e as organet qendrore të mos na informojnë sa është rritja, nëse bëhet fjalë për rritje të çmimit, apo është vjedhje klasike që po bën kompania EVN? Tashmë e dimë të gjithë se ka manipulime nga ana e EVN-së”, thotë Abedini.

Edhe qytetarit tjetër – Agim S. I ka ardhur fatura për 30 për qind më e lartë sesa në muajin paraprak. “Nuk korrespondon as numri në matësin e rrymës elektrike me atë të faturës. Shkurt, është vjedhja nga EVN”, thotë i shqetësuar Agimi.

Ylber K. na tregoi faturën prej mbi 20.000 denarë për harxhimet në banesën e nipit të tij në Dibër në rrugën kryesore “Elena Gjika”. Megjithatë, banesa ka qenë më shumë se tetë muaj e mbyllur, pasi nipi i jeton dhe vepron në Amerikë.

“Nipi jeton në Nju jork dhe faturat i paguaj unë. Por, edhe pse nipi nuk ka qenë në Dibër mbi 8 muaj, fatura e fundit ka qenë mbi 20 mijë denarë. Kur banesa është e mbyllur dhe pa njeri, paguajmë vetëm taksën mujore, meqë askush nuk harxhon rrymë. Jam i habitur me faturën e fundit. Është një shumë e lartë”, thotë Ylberi.

Fatura të larta kanë patur edhe shumë biznese dhe institucione. Pronarët potencojnë se kanë reaguar dhe tani presin korrigjim të faturave.

Po ashtu ata potencojnë se nëse rryma elektrike ka pësuar rritje të çmimit, përse askush nga institucionet dhe vetë EVN nuk e ka informuar popullatën. Në kontaktet që kemi patur me përfaqësues të EVN-së, ata thonë se dot ketë korrigjime. Aktualisht në Dibër funksionon një zyrë e EVN-së, që hapet për konsumatorët dy ditë në javë, dhe qytetarët shpesh kanë problem me vonesën e pranimit të faturave me postë. Ata janë të detyruar që, për të respektuar afatin për pagesë, të marrin në mënyrë elektronike faturat. Por jo te të gjithë kjo është e mundur, pasi shumë shtëpi kanë mbetur me të moshuar që nuk dinë të përdorin si duhet mënyrën elektronike për të pranuar faturat dhe për t’i paguar të njëjtat. /Koha/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danella Arsovska me një mesazh të ashpër për Mickoskin: “Në vend që ta arrestosh, e mbron Ganiun! Nëse nuk vepron, je bashkëpunëtor në krim!

Shkup, 2 Qershor 2025 – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, i është drejtuar sot me një reagim të ashpër publik liderit të...

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh, forcon industrinë e armatimeve, investohen 1.8 miliardë euro

Me një strategji të re për mbrojtjen Britania e Madhe synon të forcojë industrinë e armatimeve dhe të rrisë prodhimin e municioneve. Ky hap...

FOTO/ Ukraina prezanton automjetin më të blinduar në botë që mbron këmbësorinë, ja disa nga funksinet e saj

Ministria e Mbrojtjes shkroi të hënën në Facebook se falë këtij automjeti të fuqishëm, këmbësoria e ushtrisë po mbrohet nga sulmet e Rusisë me...

Greqi/ Tërmeti i fortë godet brigjet e Rodosit

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 të mëngjesit të së martës në brigjet e Rodosit...

Frika nga tregu i hapur energjetik detyron biznese t’i anulojnë investimet

Hyrja në fuqi e vendimit për liberalizimi i tregut energjetik ka shkaktuar pasiguri dhe frikë në mesin e bizneseve të Kosovës. Pronari i një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu