A do ta lënë në baltë Kosovën, Amerika me Trapin tekanjoz?

Ashtu siç duken zhvillimet dhe qëndrimet e fundit të Trapit të Amerikës, Kosova ndodhet para një rreziku dhe një kërcnimi serb për shkak të inkurajimit të tyre nga qëndrimi i paparë i një Presidenti tekanjoz si Trapi, i cili me miqësinë e re të ngjizur mbase prej kohësh mes Carit të Kremlinit dhe Trapit të Amerikës, po bën “lesh arapi gjithë dynjanë”.

Trapi nuk është gjithë Amerika të veprojë si të dojë “për ta bërë kashtë e koqe gjithë botën”, por e kanë zgjedhur për ta drejtuar superfuqinë më të madhe në botë, dhe jo duke u bërë kryexhandari i botës jo për faktin se paraardhësit e tij ishin ndryshe por të paktën kishin maskë, ndërsa ky kaqoli e çorri maskën e borgjezisë amerikane dhe doli hapur si djalli mbi tokë!

Gjithë amerikanët nuk janë me Trapin, madje as gjysma e tyre nuk ndajnë ato qëndrimet dhe vepeime të mbrapshta të tij sesi duhet të duket bota nën diktarin e tij si superfuqi.

Atë thikë pas kurrizit që Trapi i Amerikës ia nguli Ukrainës nuk e ka fare peoblem ky tekanjozi ta përsëris edhe me Kosovën, ku “mos e dhëntë Perëndia” që një ditë të bukur pranverore kur Trapi i Amerikës e fton në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin Kurti dhe i jep ultimatumin: O do ta themeloni “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive si një shtet brenda shetit ose veriu do t’i përkasë Serbisë ashtu siç janë marrë vesh administrata jonë me liderët tuaj pas luftës në vitin 1999 dhe që nuk eshtë bërë publike!

Çfarë nuk mund të pritet nga një president skuth dhe arrogant që për shkak të orekseve të makutërisë së klanit të tij, bën kurban copa territoresh të vendeve sovrane pa pyetur për vullnetin politik dhe opinionin e tyre si zotër të asaj tokë të larë me gjak.

Bota gjendet para një rreziku të madh pasi si duket qartë, ku dy djaj janë bërë bashkë për të kollofitur të gjithë ata që nuk i binden urdhërit të tyre të babëzitur për dominim dhe nënshtrim të mbarë shteteve sovrane të botës. Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë një fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të...

Kujt s'(po) i ngutet krijimi i institucioneve?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërkohë që në disa komuna prokuroria ka nisur hetime lidhur me...

Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga...

Trendafilov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

Lidhja e Sindikatave hodhën poshtë akuzat e qeverisë se protesta për paga më të larta ka motiv politik. Statuti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu