Trump thyen rekord: Për 40 ditë nënshkroi 79 dekrete presidenciale

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar 79 dekrete presidenciale për 40 ditë, që është një rekord, njoftuan mediat franceze, sipas të dhënave nga Arkivi Federal i SHBA-së.

Aq dekrete nënshkroi paraardhësi i Trumpit, Joe Biden gjatë katër viteve të tij në detyrë.

Njëzet e shtatë nga dekretet kanë të bëjnë me doganat, mbështetjen për lëndët djegëse fosile, krijimin e një fondi sovran të pasur dhe shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme energjetike për të stimuluar prodhimin amerikan të hidrokarbureve.

Katërmbëdhjetë urdhra ekzekutivë kanë të bëjnë me çështje që lidhen me diversitetin dhe gjininë, duke përfshirë edhe atë që njeh ekzistencën e vetëm dy gjinive në SHBA – mashkull dhe femër.

Gjashtëmbëdhjetë dekrete i kushtohen çështjeve që lidhen me programet e emigracionit dhe pranimit të refugjatëve, si dhe heqjen e të drejtës për shtetësi pas lindjes,.

Një nga dekretet i referohet edhe vendosjes së anglishtes si gjuhë zyrtare, që do të thotë se agjencive federale nuk u kërkohet më të ofrojnë shërbime në gjuhë të tjera përveç në gjuhë angleze.

Gjashtë dekrete kanë të bëjnë me Agjencinë Federale për efikasitetin administrativ, të kryesuar nga Elon Musk.

Trembëdhjetë urdhra kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, duke përfshirë edhe tërheqjen e SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pezullimin e ueb-faqes së qeverisë për informacion mbi të drejtat riprodhuese dhe seksuale, ose shfuqizimin e urdhrit të Joe Biden që garanton qasje në pilulat e abortit. Një nga dekretet ka të bëjë edhe me kthimin në punë të personelit ushtarak që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

Dhjetë dekrete lidhen me teknologjinë, duke përfshirë krijimin e një Këshilli Kombëtar për dominimin energjetik, që synon zhvillimin e prodhimit të energjisë për nevojat e inteligjencës artificiale përballë konkurrencës së Kinës në atë fushë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

Boom! Bëhen bashkë dy ish-at e Dolces, Limi e Edi

Dalja e Limit nga shtëpia më e famshme në vend ka bërë bujë të madhe. Menjëherë pasi u largua nga shtëpia, ai ka vazhduar aktivitetet...

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu