Largimi i dinarit në Kosovë – Serbët në Graçanicë thonë se jetesa do të jetë më e vështirë!

Ndonëse sot ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme, qytetarët serb në Graçanicë po kërkojnë që të shtyhet për shkak se u “vështirësohet jetesa”, raporton Ekonomia Online.Të enjten, Ekonomia Online ka qëndruar në këtë komunë e cila është e banuar me serb, e të cilët janë parë duke bërë pagesa me dinarë.Disa qytetarë serb, thanë për Ekonomia Online, se meqenëse i pranojnë pensionet nga Serbia me dinarë, nuk e kanë idenë se s’i do t’ia bëjnë tash e tutje. Thonë se jetesa e tyre do të jetë më e vështirë tash e tutje.Zoran Iliç, banor në Graçanicë kërkoi nga shefi i ekzekutivit që ta mendojë edhe një herë këtë vendim. Thotë për Ekonomia Online se dinari duhet të jetohet për përdorim, pasi pranojnë pagesa në dinarë.“Kurti duhet ta mendojë më mirë këtë punë, sepse nuk pranojmë vetëm ne serbët pagesa me dinarë, por edhe shqiptarët, romët e të tjerët. Nëse nuk lejohen pagesat me dinarë, atëherë do të jetë e vështirë për të gjithë. Duhet të lejohet qarkullimi i dinarit, sepse paraja është para dhe nuk ka rëndësi nëse përdoren euro apo dinarë. Këtu shumë njerëz pranojnë pagesa me dinarë dhe do të jetë shumë e vështirë për serbët nëse nuk do të lejohen pagesat me dinarë”, thotë Iliç.Ndërsa një tjetër, që nuk deshi të prezantohet, thotë se pas këtij vendimi, jetesa në Kosovë do të jetë më e vështirë për ta.“Këtu është e vështirë për serbët të jetohet sepse ne e marrim pensionin në dinarë dhe tani nuk e di si do t’ia bëjmë. Jetoj i vetëm dhe nuk kam ide si do t’ia bëj në të ardhmen”, u shpreh ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu