Diabeti dhe agjërimi në muajin e Ramazanit

Shkruan: Prof.Dr. Venera Berisha – Muharremi

Diabeti dhe agjërimi në muajin e Ramazanit

Agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është i detyrueshëm për të gjithë të rriturit muslimanë, me grupe të caktuara të përjashtuara, duke përfshirë disa njerëz me sëmundje kronike si diabeti. Pavarësisht se janë potencialisht të përjashtuar, shumë njerëz me diabet zgjedhin të agjërojnë.

Për shkak të natyrës metabolike të gjendjes, njerëzit me diabet janë në rrezik të veçantë të komplikimeve nga ndryshimet e theksuara në ushqimin dhe marrjen e lëngjeve gjatë Ramazanit.

Agjërimi te personat me diabet mund të çojë në komplikime që përfshijnë:

•Glikemia e ulët ( niveli i ultë i sheqerit në gjak – hipoglikemia)

•Glikemia e lartë ( niveli i lartë i sheqerit në gjak – hiperglikemia)

•Dehidrimi

•Ketoacidoza diabetike (DKA), posaqërisht te personat me diabet të tipit 1.

Prandaj është e rëndësishme që vendimi për agjërimin të merret në baza individuale te secili pacijent në konsultim me Endokrinologun-Diabetologun, duke marrë parasysh ashpërsinë e sëmundjes, llojin e terapise dhe nivelin e rrezikut individual.

DISA KËSHILLA PËR NJË RAMAZAN TË SHËNDETSHËM ME DIABET

Konsultojuni fillimisht me Endokrinologun-Diabetologun dhe dijeni rrezikun tuaj përpara se të vendosni të agjëroni!

Nëse mjeku juaj këshillon të mos agjëroni, do të merrni të njëjtin Thawab (shpërblim).

Kontrolloni rregullisht glukozën (sheqerin) në gjak!

Monitorimi i glukozës në gjak dhe injeksionet e insulinës nuk e prishin agjërimin dhe janë të rëndësishme. Ato janë dritarja juaj për të njohur nivelet e glukozës në gjak dhe për të menaxhuar diabetin tuaj. Ndryshimet në zakonet e të ngrënit gjatë Ramazanit mund të ndikojnë në sheqerin tuaj në gjak dhe për këtë arsye është e rëndësishme të kontrolloni rregullisht nivelet e sheqerit në gjak.

•Njerëzit me rrezik shumë të lartë (edhe nëse nuk janë agjërues) duhet të kontrollojnë nivelet e glukozës në gjak 3-4 herë në ditë

•Njerëzit me rrezik të moderuar ose të ulët duhet të kontrollojnë nivelet e glukozës në gjak 1-2 herë në ditë.

TERAPIA GJATË AGJËRIMIT

Bisedoni me mjekun tuaj për rregullimet e nevojshme për dozën, kohën e marrjës dhe llojin e mjekimit për të reduktuar rrezikun e sheqerit të ulët në gjak.

Është e rëndësishme të dini se matja e glukozës në gjak dhe injektimi i insulinës nuk do ta prishin agjërimin tuaj.

Në cilat raste DUHET të prishet agjërimi dhe të hani?!

Të gjithë njerëzit me diabet DUHET ta ndërpresin agjërimin nëse:

-Glukoza në gjak është më e ulët se 3,9 mmol/L.

Rikontrolloni përsëri brenda një ore pasi të pini e hani në raste të këtilla, nëse glukoza në gjak po ngritet mbi 3,9 mmol/L!

-Glukoza në gjak është më e lartë se 16,6 mmol/L

Pra, duhet të ndërpreni kur dhe shfaqen simptoma të hipoglikemisë, hiperglikemisë, dehidrimit ose sëmundjes (përkeqësimeve) akute ( të përnjëhershme).

USHTRIMET GJATË AGJËRIMIT

Kryeni ushtrime të rregullta të lehta deri në mesatare. Ushtrimet rigoroze nuk rekomandohen gjatë agjërimit për shkak të rritjes së rrezikut të ramjes të nivelit të glukozës në gjak dhe/ose dehidrimit. Përpjekjet fizike të përfshira në namazet e teravive, të tilla si përkulja, gjunjëzimi dhe ngritja, duhet të konsiderohen pjesë e aktiviteteve tuaja të përditshme ushtrimore.

SI TE VEPRONI NË MBARIM TË RAMAZANIT:

Shmangni ngrënien e tepërt (veçanërisht ëmbëlsirat) gjatë Fitër Bajramit, pasi mund të çojë në nivele të larta të glukozës në gjak. Vizitoni mjekun tuaj për të marrë udhëzime për ndryshimin e ilaçeve në orarin e mëparshëm që keni pas para Ramazanit.

DISA KËSHILLA PËR USHQIMIN PËR PERSONAT ME DIABET GJATË RAMAZANIT

Ndani kaloritë ditore mes syfyrit dhe iftarit, plus 1-2 zamra apo messhujta nëse është e nevojshme në mes.

Sigurohuni që dy racionet kryesore, syfyri dhe iftari të jenë të balancuara mirë, me:

45-50% karbohidrate

20-30% proteina

<35% yndyrë Gjatë syfyrit dhe iftarit zgjedhni shumë perime dhe sallata. Frutat hani në mes tyre si zamra dhe jo menjeherë pas racionit të syfyrit apo iftarit. Në vend të bukës së bardhë dhe brumërave tona tradicionale përdorni ushqime me indeks të ulët glicemik dhe me fibra të larta që lirojnë energji ngadalë, para dhe pas agjërimit (bukë me drithëra integrale, fasule, orizin integral, etj) Minimizoni ushqimet që janë të pasura me yndyrna të ngopura por përdorni sasi të vogla vaji gjatë gatimit (ulliri, vajra farërash). Qëndroni të hidratuar në ose ndërmjet dy vakteve kryesore duke pirë ujë dhe jo duke pirë lëngje frutash apo pije tjera të çfardolloji. Me fat Muaji i Shenjtë i Ramazanit !

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Moral në fjalë, vjedhje në vepra – Bekim Qoku shpërdoron 10.800 € për “udhëtime” nga Shkupi në Shkup

Deputeti Bekim Qoku në qendër të akuzave për abuzim me fondet publike: 10.800 euro për udhëtime, ndërkohë që jeton në Shkup Deputeti Bekim Qoku nga...

Beti Zylali sjell emocionin e lumturisë me këngën e re ‘Jam e Lumtur’

Beti Zylali, e lindur dhe e rritur në Strugë, është një këngëtare me pasion të thellë për muzikën, e cila aktualisht kontribuon në qytetin...

As Dibra nuk i jepet Alternativës – vendim i prerë i Izet Mexhitit

VLEN duket se nuk po bëhet rehat. Në prag kur po pritet shpallja e kandidaturave, kanë nis edhe “thikat pas shpine” mes partnerëve të koalicionit. Me...

Marin Mema: Mjaft më heshtje, shqiptarët nuk janë të ftuar – janë themel i këtij shteti!

Gazetari investigativ Marin Mema ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare të bërtitura gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, duke kërkuar një qëndrim zyrtar dhe...

Ambasadori Meidani ngre zërin: Urrejtja publike nuk është “incident sportiv”, por rrezik për stabiliteti

Gjuha e urrejtjes nuk ka vend - as në sport, as në shoqëri Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu