Ramazani, muaji i përsosur për ta lënë duhanin

Ata që duan të lënë duhanin duhet të veprojnë me vendosmëri absolute

Disa ekspertë thonë se ndër arsyet kryesore se përse duhanpirësit frikësohen ta lënë duhanin, është për shkak të frikës se mund të shtojnë peshë.

Sidoqoftë, këta ekspertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sugjeruar ta shfrytëzoni Ramazanin si mundësi të mirë për ta hequr qafe këtë shprehi.

Lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund ta bënë duhanpirësit për shëndetin e tyre, ndërsa përfitimet shëndetësore janë të menjëhershme.

Ata duhet ta shfrytëzojnë muajin e shenjtë për ta lënë atë, pasi që myslimanët nuk janë të lejuar të pinë duhan gjatë orëve të agjërimit.

Duahnpirësit një pjesë të gjatë të ditës e kalojnë pa cigare. Ekzistojnë lloje të ndryshme të varësisë ndaj pirjes së duhanit si varësia ndaj nikotinës, varësia psikologjike. Njerëzit që pinë cigare janë më të prekur nga varësia psikologjike. Varësia ndaj nikotinës është problem serioz veçanërisht për ata që duan të heqin dorë nga cigarja. Nëse ka vendosur për ta lënë cigaren, muaji i Ramazanit mund të jetë mundësi për ta.

Logjikisht, nëse jeni agjëruar, ju jeni duke menaxhuar të mos pini duhan për 16 orë brenda një dite dhe krejt çfarë duhet të bëni është ta zgjatni këtë orar dhe gjithçka do merr fund.

Pas 48 orëve që e lini duhanin, ju do t’i kaloni të gjitha simptomat e këqija të tërheqjes dhe gjërat do fillojnë të bëhet më të lehta për ju.

Nëse veç herë pas here keni dëshirë të tymosni, vetëm pastroni dhëmbët, pasi që kur goja është e freskët dhe e pastër, ju do të keni më pak “nevojë” të hani apo të tymosni duhan.

Gjithashtu, nëse veç dëshironi ta merrni seriozisht këtë punë, është mirë që planit tuaj t’ia shtoni edhe pak ushtrime për ta hequr më shpejt nikotinën nga trupi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu