Reagon Lekaj: Kundërshtarët të mos gëzohen, jam i bindur në pafajësinë time!

Pal Lekaj ka reaguar pasi Gjykata sot e shpalli fajtor lidhur me rastin e 53 milionëshit, duke e dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim.

Lekaj ka thënë se vendimi ishte i padrejtë dhe i pabazuar, derisa tutje ka shtuar se kundërshtarët e tij nuk duhet të gëzohen para kohe, pasi siç tha ai e drejta do të dalë shumë shpejt në shesh.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”! Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL. Kundërshtarëve të mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi” ka thënë Pal Lekaj.

/KosovaPress/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Cilët sektorë paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 45 310 denarë, ndërsa ajo bruto 68 180 denarë. Sektori që paguhet më së shumti është sektori...

Taravari në Strugë në mbështetje të Arsim Dalipit

Kryrtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot së bashku me disa nga bashkëpartiakët kanë qëndruat në Strugë në mbështetje të kandidatit të AKi-së,...

Dalipi: Parking falas e lirim nga pagesat tatimore për rastet sociale!!

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi ka publikuar planin pesëpikësh që synon ta realizojë që në 100 ditët e para të...

Ndërroi jetë Agim Jonuz, analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi

Analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur...

VLEN: Në Studeniçan e mbështesim kandidatin e pavarur Azem Sadiku

“Koalicioni VLEN njofton se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu