Kosovë, Kurti insiston që intervistimi i tij nga Prokuroria të bëhet në Kryeministri

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore me këtë kërkesë përmes një letre

Prishtinë
Zyra e Kryeministrit të Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore me këtë kërkesë përmes një letre.

Më 19 shkurt, Prokuroria Speciale njoftoi se i ka kërkuar Gjykatës Themelore që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme që të paraqitej në prokurori.

Në letrën dërguar Gjykatës, Zyra e Kryeministrit përsërit qëndrimin e shprehur më parë se Kurti nuk i ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ai ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e Qeverisë.

“Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Në dritë të kësaj, me respekt kërkojmë nga Gjykata që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në letër.

Prokuroria Speciale e kishte ftuar për herë të parë më 10 dhjetor 2024 kryeministrin në detyrë për të dhënë dëshmi brenda këtij institucioni më datën 16 dhjetor 2024. Kurti nuk i është përgjigjur kësaj ftese, duke u deklaruar se është i gatshëm të japë dëshmi, por ka theksuar se prokurorët mund ta intervistojnë në zyrën e tij, një praktikë që, sipas tij, është ndjekur edhe më parë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i thirrur si dëshmitar në lëndën që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, apo më konkretisht me rezervat shtetërore, ku janë të përfshirë si të dyshuar një afarist dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Më urrente më pak dhe fitoi!”, Trump ngre telefonin me kryeministrin e ri të Kanadasë: Marrëveshja vjen brenda javës

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se Kryeministri i Kanadasë Mark Carney do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë "brenda javës së ardhshme ose më...

Ja emrat e kryesisë së VLEN, LD me 5 anëtarë, BESA me 7, Alternativa me 9 dhe VV me 2

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in...

Haradinaj: Opozita mund ta bëjë Qeverinë, Hamza dhe Abdixhiku të pranueshëm për kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shfaqi shpresën se mund të formohet qeveria nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Haradinaj tha se...

Vazhdimi i paraburgimit për Bekteshin, BDI: Drejtësisë selektive dhe hakmarrje politike

Vazhdimi i paraburgimit për ish-ministrin Kreshnik Bekteshi, ndërkohë që fajtorët e drejtpërdrejtë – ata që kishin për detyrë sigurinë e fëmijëve, si dhe kryetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu