LEN: Teatri teknik përfundoi, t’u kthehemi skandaleve korruptive të BDI-së!

Astrit Iseni nga Lidhja Evropiane për Ndryshim pyet kryeministrin teknik Talat Xhaferi se si do ta luftojë korrupsionin për çka u zotua gjatë marrjes së mandatit, nëse partia e tij amë është protagoniste e shumicës së skandaleve korruptive të periudhës së fundit. Në një konferencë për media, Iseni ia kujtoi Xhaferit rastet me blerjen e qendrës tregtare Soravia, shpërdorimet me Llotarinë Shtetërore , dhe të tjera.

“U zotua për luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sot po ia kujtojmë aferat me të cilat identifikohet ai dhe partia e tij:

• SORAVIA – 35 milion euro të keqpërdorura në kurriz të qytetarëve për pasurimin e Drinit;

• LLOTARIA – 40 milion euro të shpenzuara për furnizimin me aparate të reja për kumar dhe për rritjen e numrit të kazinove për 4 vite mandat të Artan Grubit si zv. Kryeminstër i parë. A jeni në dijeni që ditën kur ju mandatoheshit për kryeministër, në një kabinet tjetër, Artan Grubi me Perparim Bajramin realizuan deal-in e radhës për 12 milion euro për aparate bixhozi?! 12 milion euro janë 12 shkolla; 12 çerdhe; 12 ambulanca; 30 fusha sportive; aq shumë libra shkollorë sa për t’i furnizuar edhe shkollat e Kosovës e Shqipërisë!

• DURMO TURS – a do t’i vizitoni familjet e atyre që humbën jetën në tragjedinë e Llaskarcës dhe si do tua shpjegoni se gjyqsori i RMV-së, nën presionin politik të Qeverisë tuaj, pasi që e zvarriti lëndën për pesë vite, solli dënime qesharake për fajtorët?!

• SPITALI MODULAR – si ndjeheni kur pjesëtar i kabinetit tuaj është Ministri i financave, vëllai i të cilit, qartazi për shkak të ndikimit politik mbi gjyqësorin i shpëtoi dënimit për djegien e 14 personave të shtrirë për mjekim?!

• BESA TRANS – kërkoj përgiigje sot: kur do t’a lironi giyqësorin nga kthetrat e politikes që të mund të sjellë vendime të drejta, të paanshme dhe që sadopak do të zbusin dhimbjen e atyre që kanë humbur edhe familje të tëra në atë tragjedi?!”, deklaroi Iseni.

LEN poashtu ka kritikuar edhe rolin e Talat Xhaferit si kryeministrit teknik duke thënë se “aftësitë e tij për hile procedurale që e bëjnë të pazevendësueshem për të kryer punë teknike – ua kujtojmë edhe njëherë, se pikerisht ai, me hilet dhe dinakërinë e tij, bëri gjithçka, keqpërdori institucionet, autoritetin e kryetarit të parlamentit, shkeli ligjet dhe rrezikon edhe pergjegjësi penale për rrënim të procesit zgjedhor, me të vetmin qëllim që opozita të mos e marrë vendin që i takon me ligj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve!”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes...

Cilët sektorë paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 45 310 denarë, ndërsa ajo bruto 68 180 denarë. Sektori që paguhet më së shumti është sektori...

Taravari në Strugë në mbështetje të Arsim Dalipit

Kryrtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot së bashku me disa nga bashkëpartiakët kanë qëndruat në Strugë në mbështetje të kandidatit të AKi-së,...

Dalipi: Parking falas e lirim nga pagesat tatimore për rastet sociale!!

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi ka publikuar planin pesëpikësh që synon ta realizojë që në 100 ditët e para të...

Ndërroi jetë Agim Jonuz, analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi

Analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu