Merko mbeti pa kompetenca edhe mbi çerdhet e Strugës, përgjegjësinë e mori Ministria e Politikës Sociale

Ramiz Merko mbeti pa kompetenca edhe mbi çerdhet e Strugës. Nga Ministria për Punë sociale, demografi e rini thonë se Merko nuk i është përmbajtur udhëzimeve që më parë i kishte dhënë ministria.

“Përkundër udhëzimit të mëparshëm për respektimin e ligjit, kryetari i komunës nuk e respektoi dhe për këtë arsye i janë marrë kompetencat për një periudhë prej një viti, duke filluar nga data 19.2.2025, mbi Institucionin Publik Komunal – Kopshti “8 Marsi”, Strugë”, thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Kopshti në Strugë prej muajsh po përballet me probleme serioze. Rreth njëzet edukatore, përkëdhelëse dhe personel tjetër ndihmës kanë punuar me vite me kontrata në vepër dhe me pagë prej vetëm 10.000 denarësh, pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Shërbimet sociale thonë se janë në pritje të përgjigjes nga Ministria e Financave për sigurimin e mjeteve financiare për punësimin e pesë përkëdhelëse dhe një edukatore.

“Pas marrjes së pëlqimit të kërkuar nga Ministria e Financave, kopshti mund t’i fillojë procedurat e punësimit”, njoftojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Drejtoresha e re e kopshtit 8 Marsi Floreshe Emush, thotë se gjendja në kopshte është alarmante, por se deri në muajin maj është siguruar paga minimale prej 22.500 denarë nga mjetet vetanake për të gjithë punëtorët me kontratë pune. Duke qenë se i gjithë buxheti i kopshteve shkon për paga, ajo thotë se aktualisht nuk mund të investojnë në aktivitete të tjera.

Asnjë ministër përkatës deri tani nuk e ka parë të nevojshme ta vizitojë kopshtin dhe të bisedojë me punonjësit dhe prindërit.

“Më parë Merkos i janë marrë kompetencat në të gjitha shkollat fillore në rajonin e Strugës, në fshatrat Podgorcë dhe Dërsllajcë, nga ana e Ministrisë së Arsimit”, raporton
Miki Trajkovski, gazetar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’- Gazeta gjermane FAS zbulon dosje tronditëse!

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) ka publikuar një artikull të gjerë me detaje të reja rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, që i referohet pjesëmarrjes së...

Shaholli: A e ka humbur Severnistani rrugën në oborr?!

Sipas zhvillimeve të fundit dhe konkluzionit të Progres Raportit të BE-së disa javë më parë, Severnistani nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e...

Kriza në Trafikun Urban, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Financave dhe ministrit në detyrë, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokim të...

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, me gjuhë skandaloze: ‘LDK e urren mërgatën si Vuçiqi shqiptarët’

Deklaratat e fundit të Alban Krasniqit, bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë ndezur sërish debatet për gjuhën e egër dhe retorikën e...

Vuçiq: NIS s’mori licencë nga SHBA për vazhdimin e rafinerisë, jam i zhgënjyer

Industria Serbe e Naftës (NIS) nuk ka marrë licencë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për të vazhduar funksionimin e rafinerisë në Pançevo, ka...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu