Kreditë e shpejta në Maqedoni

Kreditë e shpejta në Maqedoni, që të zhysin në borxhe! Reklamohen se janë me 0% kamatë, por kjo vlen vetëm për 1 javë.
Çdo ditë si kërpudha nëpër qytete mbijnë pikat ku mund të merren kredi të shpejta vetëm me dokument identifikimi.
Mijëra qytetarë, për shkak të lehtësisë së marrjes së parave, janë zhytur deri në fyt në borxhe për shkak të këtyre kredive.
A e dini se si ndodh kjo?
Edhe pse thonë se janë me 0% kamatë, nëse e vonon kredinë 7 ditë, duhet të paguash shuma marramendëse e deri në përmbarues.
“Gazetarja: Nëse marr më shumë p.sh. 30 mijë denarë?

-Atëherë ka kamatë.

Gazetarja: Si shkon me kamatën nëse nuk arrijë të paguaj më 1, por paguaj më 5,6 ose 7 ose më vonë?

-Ke 5 ditë grej periudhë që mund të vonohesh dhe nuk ke dënim, sepse çdo javë vendosin kamatë 2,5%.

Gazetarja: Për 30 mijë denarë sa duhet të paguaj në muaj?

-Ke për 3, 6 dhe 9 muaj!

Gazetarja: Për 9 muaj?

-6426 denarë kësti në muaj.

-Gazetarja: E nëse nuk e paguan në kohë nuk arrin? Sa dënim paguaj p.sh.?

-Çdo të 7 ditë nga 750 denarë plus”.

Ja edhe një rast tjetër. Edhe pse thuhet pa kamat videoja tregon qartë se kamatat janë të larta me kredi të shpejta.

“Gazetarja: Shkruan pa kamatë, kredi pa kamatë?

-I pari është pa kamatë megjithatë duhet të keni sigurim.

Gazetarja: Sa është kamata nëse vonohet pagesa e kredisë, pas 7 ditësh ose 8 ditësh?

-Në javë duhet të paguash 500 denarë dënim tek ne.”

E nëse kredia nuk shlyhet për një kohë të gjatë, marrësi ballafaqohet me përmbaruesit, edhe pse kredinë e ka marrë vetëm me letërnjoftim dhe pa dokument se është i punësuar dhe ka rrogë mujore. Këtë e thanë në filialin e tretë që vizituam.

“Gazetarja: Nëse nuk e paguaj për 3 ose 4 muaj do të përfundoj tek përmbaruesit, ashtu?

-Po, po , dilet në teren, pagesë për drejtësi etj.”

Qytetarët të cilët i futen kësaj kredie dhe më pas nuk dinë se nga t’ia mbajnë, për shkak edhe të përmbaruesve, detyrohen të trokasin në derën e Avokatit të Popullit.

“Shumica e tyre kërkojnë ndihmë për shkak se kanë marrë kredi në shumë vende d.m.th. 1,2,3,4 dhe kanë kredi edhe në bankat e rregullta të cilat ekzistojnë në RMV. Ne mundohemi që zakonisht t’ua lehtësojmë problemet e tyre dhe mundohemi që në njëfarë mënyre ekzekutorët ose përmbaruesit ta realizojnë pjesë-pjesë, jo njëherë për shkak se krijohet krizë familjare”, tha Ylber Rufati, zv/avokat i popullit.

Duhet përmendur edhe fakti se shpesh nga Ministria e Brendshme informojnë për denoncime kur dikush ka marrë ose është përpjekur të marrë kredi të shpejtë me letërnjoftim të dikujt tjetër, gjë që përbën vepër penale.

Ndërkohë njohës të fushës së financave dhe ekonomisë shpesh bëjnë apele që qytetarët të kenë kujdes me kreditë e shpejta sepse kanë më shumë harxhime dhe shumë shpejt mund të vijnë në situatë nga e cila vështirë të dalin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rënie Shokuese e Investimeve të Huaja: Vetëm 209 Milionë Euro për 9 Muaj, Katër Herë Më Pak se Viti i Kaluar!

Investimet e huaja direkte në vend për periudhën janar-shtator 2025 shënuan një rënie drastike, duke arritur vetëm 209,4 milionë euro, katër herë më pak...

Fenomeni Elijona: E bukur, e ftohtë dhe strategjike- banorët e BBVK në panik nga fuqia e saj

Elijona ka arritur të jetë një nga personazhet më të komentuara dhe më të ndjekura në edicionin aktual të Big Brother Vip Kosova. Ajo është...

Dolce harron Edin sapo hyn në Grande Fratello? Dolce mohon lidhjen me Edin në BBVK

Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë jo shumë të këndshme për mbështetësit e çiftit...

Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’- Gazeta gjermane FAS zbulon dosje tronditëse!

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) ka publikuar një artikull të gjerë me detaje të reja rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, që i referohet pjesëmarrjes së...

Shaholli: A e ka humbur Severnistani rrugën në oborr?!

Sipas zhvillimeve të fundit dhe konkluzionit të Progres Raportit të BE-së disa javë më parë, Severnistani nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu