Qeveria: Kemi kontrolluar dokumentet e LSDM-së dhe i hedhim poshtë si spekulime dhe pretendime të pasakta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se i ka kontrolluar dokumentet që sot LSDM i dorëzoi tek ata, në lidhje me punën e ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Nga Qeveria thonë se akuzat e LSDM janë spekulime dhe pretendime të pasakta.

“Inspektimi i kryer nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë me aspekte të veprimtarisë arkivore dhe nuk ka evidentuar veprime të kundërligjshme. Kjo praktikë administrative është krijuar në vitin 2017 dhe është aplikuar në vazhdimësi nën udhëheqjen e ministrave të LSDM-së dhe BDI-së në qeveritë e kaluara”.

“Nëse sipas logjikës së Kuzevskës, kjo është shkelje e ligjit, atëherë do të thotë se ligji është shkelur nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të inspektojnë dokumentacionin për informim të plotë dhe të saktë të publikut, siç kërkohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Ndryshe, sot LSDM dorëzoi dokumente në qeveri, pasi dje Hristijan Mickoski i ftoi të gjithë ata që kanë prova për keqpërdorime në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor t’i dorëzojnë në organet kompetente.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Princi i Kurorës Pahlavi Reza bën thirrje zyrtarëve iranian të dezertoj dhe të bashkohen me të

Princi i Kurorës Pahlavi Reza njofton se zyrtarët iranianë të sigurisë që duan të dezertojnë dhe t'i bashkohen revolucionit po e kontaktojnë. Sot, ai po...

Trump: Rusia po përmend bombënbërthamoren si të ishte bisedë kafeneje – Kjo është çmenduri!

Trump reagon ndaj deklaratave të Medvedev: “Fjala ‘bërthamore’ nuk duhet përdorur kaq lehtë” Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka reaguar ashpër ndaj...

Zelenskyt do i bëhej atentat në Poloni

Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk, kreu i SBU-së së Ukrainës, detajoi komplotin e dyshuar në një takim të mbyllur me median ukrainase Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu