VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se vazhdojnë punën për qytetarët e vendit, duke sjellë projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës. Nga VLEN thonë se ka nisur implementimi i një projekti të jashtëzakonshëm në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, një investim prej 12 milionë eurosh, që do të modernizojë dhe transformojë këtë institucion shëndetësor në standardet më të larta evropiane.

“Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë dhe pajisjen më të avancuar të njësisë së terapisë intensive, duke shtrirë investimin në një sipërfaqe prej 2000m², ku do të ndërtohen shtatë salla operacioni supermoderne. Me këtë investim, Spitali “8 Shtatori” do të kthehet në një qendër shëndetësore të nivelit më të lartë, duke i dhënë fund mungesave infrastrukturore dhe teknologjike të së kaluarës”.
“Ky investim strategjik parashikon dy salla të specializuara për kirurgji abdominale, dy për ndërhyrje urologjike, një për operacione të veshit, hundës dhe fytit, një për kirurgji të syve dhe si risi absolute – kirurgjia robotike, e cila është e para e këtij lloji në vend! Ky është një hap gjigant drejt një shëndetësie moderne dhe të avancuar, ku teknologjia më e fundit vihet në shërbim të qytetarëve”.

“Si pjesë e këtij investimi madhor, do të bëhet renovimi i plotë i kulmit të spitalit dhe vendosja e një sistemi efikas të ngrohjes dhe ftohjes, duke garantuar kushte optimale për pacientët dhe stafin mjekësor. Për herë të parë, sallat e operacionit do të pajisen me gjeneratën më të fundit të tavolinave kirurgjikale, ndriçim LED të avancuar, kompjuterë mjekësorë, aparate anestezie të sofistikuara, pajisje kauterike, pompa infuzioni, defibrilatorë dhe gjithë inventarin e nevojshëm mjekësor. Kjo do të thotë që pacientët tanë do të kenë trajtime shëndetësore të një niveli superior, të njëjtë me ato të spitaleve më të mira evropiane”, thonë nga VLEN.

Më tej shtojnë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka qenë shtytës kyç i këtij projekti transformues.

“Falë vizionit të tij dhe mbështetjes së koalicionit VLEN, qytetarët tanë do të kenë qasje në shërbime shëndetësore më cilësore, më efikase dhe më dinjitoze. Ky projekt vulos epokën e re të shëndetësisë moderne në vendin tonë! Investimet në shëndetësi janë investime në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe VLEN po dëshmon se puna dhe përkushtimi i saj janë mbi çdo kalkulim politik! Shëndeti i qytetarëve është prioritet absolut dhe këtë e dëshmojmë me projekte konkrete e revolucionare. VLEN për qytetarët! VLEN për një jetë më të mirë! VLEN për shëndetësinë moderne dhe evropiane!”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerant Ramadini: Gratë e Sarajit janë zemra e ndryshimit – takim madhështor me Forumin e Gruas të AKI-së

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Blerant Ramadini, ka zhvilluar një takim madhështor me Forumin e...

Reagim nga kandidatja për Këshillin e Butelit, Senka Nuhiu-Qafleshi: Dënohet akti vandal ndaj reklamës së kandidatit Isamedin Azizi

Kandidatja për Këshillin e Komunës së Butelit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Senka Nuhiu-Qafleshi, ka reaguar pas dëmtimit të reklamës zgjedhore të...

Arben Taravari: Shumica e ministrave të VLEN-it janë kuklla në Qeveri, e zv/ministrave u thonë rini në shpi (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij në tubimin e AKI në Vrapçisht, Arben Taravari ka goditur përsëri për pafuqinë e VLEN-it në qeveri, madje ai tha...

Gaza, pritet marrëveshje për shkëmbim pengjesh brenda 48 orëve të ardhshme

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në ndalimin e luftës, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e...

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Për më shumë se dy dekada, Marwan Barghouti ka qenë i burgosuri më i njohur në burgjet izraelite dhe ndoshta i vetmi udhëheqës palestinez...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu