Gjykata e Posaçme e Kosovës në Hagë liron me kusht dy të dënuar për pengim të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, që trajtojnë krimet e luftës, liruan të premten me kusht dy bashkëpuntorë të një ish komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në fillim të këtij muaji nën akuzat për pengim të drejtësisë.

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari ishin dënuar me nga 2 vjet heqje lirie nën akuzat për “pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe për “frikësim gjatë procedurës penale”.

Në një njoftim të këtyre dhomave thuhet se gjykatësja Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të tyre dhe mundësoi lirimin e tyre me kushtë.

“Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Dënimi i tyre me pesë shkurt pasoi një marrëveshje të të akuzuarve me Zyrën e Prokurorit të Specializuar të arritur në dhjetor të vitit 2024 për pranimin e fajësisë.

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari të arrestuar në tetor të vitit 2023, pranuan para gjykatës se ishin pjesë e një grupi që me udhëzim të ish komandantit të UÇK-së Haxhi Shala, tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi.

Lexoni edhe këtë
Gjykata e Posaçme e Kosovës në Hagë dënon tre veta për “pengim të drejtësisë”
Haxhi Shala u dënua poashtu në fillim të shkurtit me 3 vjet heqje lirie.

Në fillim të dhjetorit të vitit 2024, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, si dhe për ish ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, për mosbindje ndaj gjykatës.

Sipas aktakuzës mes të paktën 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të veçanta, zoti Thaçi u ka ofruar zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacione të besueshme për zyrën e prokurorit, dëshmitarët, i udhëzoi ata që të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u ofroi hollësi si ta bëjnë këtë.

Që të gjithë e kanë deklaruar pafajësinë për akuzat.

Lexoni edhe këtë
Hashim Thaçi deklaron pafajësinë lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë
Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tashmë po përballet me dy procese gjyqësore, duke përfshirë edhe atë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që filloi në prill të vitit 2023.

Gjykata e Posaçme e njohur si Dhomat e Specializuara, trajton pretendimet për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me 41.7 gradë Celsius, Shkupi dje ishte qyteti me temperaturën e tretë më të lartë në Evropë

Shkupi sot u rendit i treti midis qyteteve më të nxehta në Evropë, me 41,7 gradë Celsius të matur në fshatin Petrovec të Shkupit...

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar...

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen së bashku në pushime – pamjet që ngrenë dyshime për një lidhje më shumë se miqësore

Edhe pse e kanë mohuar vazhdimisht një afërsi më shumë se thjesht miqësore, artistët e njohur Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë kapur së...

Trump nga Zyra Ovale: Një mik në Serbi më tha se do të futeshin përsëri në luftë me Kosovën, ne e ndaluam

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference nga Zyra Ovale ka thënë se Administrata e tij në pak muaj arriti të bëjë paqe mes...

“Matematikanët janë kthyer në palaço” – Fetai shpërthen ndaj Taravarit

Fetai ia kthen Taravarit: Nuk je as i pari, as i dyti, as i treti, madje as i katërti! Zv/kryeministri Arben Fetai i është përgjigjur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu