Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familje: E votova veten, por s’po figuron

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje, Pranvera Xhaferi, ka thënë se ka vënë re që votën që e ka dhënë për veten e saj është keqpërdorur në procesin e zgjedhjeve në shkollën “Mehmet Gjevori” në kryeqytet, konkretisht në qendrën e votimit 1926.

Sipas saj, në këtë qendër votimi, vota për veten është regjistruar si zero edhe pse ishte e dhënë nga vet ajo.

“Ky keqpërdorim ka lidhje me dyshimet për manipulimin e votave të mia. Pavarësisht kësaj situate, unë kam arritur të mbaj qintat e votave që më mbështetën dhe që qëndruan të palëkundura”.

“Falënderoj sinqerisht çdo individ që ka besuar në mua dhe ka votuar për mua, dhe që ka qëndruar pranë meje gjatë këtij procesi të vështirë”, tha Xhaferi, transmeton Klankosova.tv.

Ajo më tej i tha votuesve të saj dhe Koalicionit për Familje se mbështetja e tyre kanë qenë një burim i madh frymëzimi e force për të.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Koalicioni për Familje nuk ka arritur që ta kalojë pragun, pasi në rezultatet e deritanishme ka marrë 2.22 për qind apo 17 mijë e 191 vota.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu