CIVIL: Oligarkia është kërcënim për drejtësinë sociale, demokracinë dhe të drejtat e njeriut; qeveria merret me stemën dhe himnin, ndërsa populli është i uritur

Tema e Ditës Botërore të Drejtësisë Sociale [1] në 2025 është “Forcimi i Përfshirjes: Tejkalimi i Boshllëqeve të Drejtësisë Sociale”, duke u fokusuar në rëndësinë e politikave gjithëpërfshirëse dhe mbrojtjes sociale në menaxhimin e pabarazisë sistematike.

CIVIL, si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, aktive prej 25 vitesh, ka më shumë se një dekadë që e përkujton këtë ditë. Sipas organizatës, përfshirja, si temë në nivel global, nuk ka qenë kurrë nën kërcënim më të madh.

Ultra të pasurit dhe oligarkia janë në një fushatë për t’u pasuruar edhe më tepër, duke ndikuar në politikë dhe duke mbështetur strukturat ultra të djathta në gjithë botën. Ato janë kërcënim i rrezikshëm për drejtësinë sociale, demokracinë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, madje edhe në vendet me traditë të fortë demokratike dhe drejtësi sociale.

Maqedonia e Veriut është vend i varfër në të cilin drejtësia sociale, në kundërshtim me deklaratat populiste të elitave politike, gjendet në vendin e fundit. Politikanët dhe qeveria po debatojnë për ndryshimin e stemës dhe himnit, madje nuk e fshehin se ky është prioriteti i tyre, ndërsa njerëzit mbeten të uritur. Ndërkaq, ndryshimi i stemës do të thotë edhe një pagesë shtesë, sepse do të duhet të ndryshohen edhe dokumentet personale.

Elitat politike merren me standardet e jetesës dhe të gjitha çështjet e tjera të drejtësisë sociale vetëm kur janë para kamerave. Fjalët e tyre nuk janë gjë tjetër veçse premtime boshe që i harrojnë në minutën tjetër.

Publiku ka qenë dëshmitar sesi qeveria taktizoi dhe zvarriti zbatimin e masave për mbrojtjen e standardit të jetesës, në mënyrë që sot, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë Sociale, të hyjë në fuqi masa e ngrirjes së çmimeve të produkteve, pasi çmimet më parë ishin ngritur në qiell.

Vendi është vendbanim i tejet të pasurve dhe ekstremisht të varfërve, ku qytetarët privohen nga të drejtat elementare sociale nëse nuk kanë para ose nëse nuk mbrohen nga strukturat partiake, nepotizmi apo klientelizmi.

Shkelja e të drejtave të punës, papunësia, sistemi dëshpërimisht i dobët i kujdesit shëndetësor, pensionet e ulëta, masat e premtuara por të paplotësuara për sigurimet shoqërore të profesionistëve të pavarur dhe të gjitha format e mundshme të korrupsionit janë probleme ekzistenciale që nuk janë zgjidhur prej dekadash.

Për të ndjerë ndryshimet nevojitet një zgjidhje vendimtare, gjithëpërfshirëse dhe sistematike e problemeve në fushën e drejtësisë sociale. Por këto mbeten vetëm thirrje të zbrazëta, sepse ata që janë përgjegjës, investojnë më shumë mund dhe para publike në propagandë sesa në masa, politika dhe praktika konkrete.

Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, CIVIL-i vazhdimisht alarmon publikun dhe institucionet për situatat e vështira në sferën e drejtësisë sociale, ku përfshihen mbrojtja sociale, shëndetësia, arsimi, të drejtat e punës, komunitetet e margjinalizuara dhe të diskriminuara dhe një sërë të tjerash. Sado që institucionet të përpiqen ti tejkalojnë padrejtësitë sociale, të përballen me varfërinë, përjashtimin social dhe ekonomik, diskriminimin, papunësinë, shëndetësinë dhe arsimin katastrofikë, ngjall frikë dhe pasiguri te qytetarët nëse dhe si do të mbijetojnë deri ditën e nesërme.

CIVIL-i kërkon përkushtim të pakompromis për drejtësi sociale në tejkalimin e varfërisë përmes përfshirjes dhe jo margjinalizimit të kategorive të cenueshme sociale. CIVIL –i kërkon që institucionet dhe autoritetet kompetente të marrin përgjegjësi për jetën e çdo njeriu individual.

CIVIL – Qendra për Liri

[1] Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 26 nëntor 2007 vendosi të shënojë 20 shkurtin si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale, kushtuar zhvillimit shoqëror, solidaritetit, barazisë dhe harmonisë si vlera themelore në arritjen e drejtësisë sociale, një “shoqëri për të gjithë”, me mundësi të barabarta për të gjithë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump pas takimit me Zelenskyn dhe liderët europianë: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhje

Lajm në zhvillim22:26 – Trump: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhjePresidenti amerikan, Donald Trump, tha se javët në...

Si u fut “Srpski svijet” në Severnën e Vredit dhe të Mickos?

A duhet të shqetësohen shqiptarët më ndërhyrjen e "srpski svijet" në Severnën e VREDI- dhe të Mickos? Shqiptarët duhet të shqetësohen nga "srpki svijet"...

Dita e Ushtrisë në Shkup, Kryeministri Mickoski provokon Greqinë, flet për Maqedoninë pa përmendur Veriun

Është pikërisht kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka shkaktuar këtë situatë pasi përdori emrin e Maqedonisë, por pa përmendur Veriun....

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu