Bislimoski: Problemi me faturat e larta të energjisë elektrike është tek EVN

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislmoski thotë se problemi i faturave të larta të energjisë elektrike është te lexuesit e EVN-së.

“Nëse periudha e leximit është 35 ditë, atëherë blloku i parë nuk është i barabartë me 210 kilovat orë, por 35 ditë me 7 kilovat orë në ditë është i barabartë me 245 kilovat orë. Është në rritje. Njësia e dytë nuk ka 630 kilovat, por 690-700 kilovat orë për 35 ditë. Sa më shumë të rritet periudha e leximit, aq më shumë rriten blloqet. Çdo qytetari i garantohen 7 kilovat orë për bllok të parë në ditë. Kjo shumëfishohet me numrin e leximeve dhe këtu qytetarët nuk dëmtohen”, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski, lidhur me ankesat e disa qytetarëve për rritjen e faturave të energjisë elektrike.

Bislimoski thotë se ajo që duket nga faturat është se diku ka pasur një mbikëqyrje të konsumit nga furnizuesi universal dhe është e dukshme që ka gabime, sepse siç thotë ai, qytetarët nuk janë të kënaqur. Çështja është leximi.

“Nga dje kemi pranuar 99 ankesa për faturat e energjisë elektrike sivjet, kurse me shtatë të vitit të kaluar gjithsej 106 ankesa, ku qytetari ka kontaktuar EVN-në dhe kanë thënë se fatura është në rregull. Më pas qytetari e ankimon vendimin në KRRE dhe tashmë kemi filluar të marrim vendime”, tha Bislimoski në emisionin “Studio 10”.

Për 10 ditë, shton ai, kemi më shumë se 10 vendime dhe shumica janë pozitive për qytetarët dhe EVN Home është porositur t’i korrigjojë. Kryetari i KRRE-së shtoi se teknikisht është e pamundur që EVN t’i kontrollojë të gjithë njehsorët dhe për këtë arsye konsumi po mbivlerësohet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Llalla: Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes- ditë krenarie apo nënshtrimi më 2 nëntor?

Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes: Krenari apo nënshtrim më 2 Nëntor Arben LLALLA Qyteti i arsimit, i patriotizmit dhe i sakrificës kombëtare sot përballet me një...

Ministri izraelit: Normalizim me Arabinë Saudite për shtet palestinez? Jo, faleminderit

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të enjten se ai nuk do të pajtohej për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite, nëse...

Naser Selmani: A po shëndrrohet VLEN në VMRO Shiptarska? (VIDEO)

NASER SELMANI Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dëshmuan se qeveria, përmes një operacioni klasik policor, u përpoq të...

Kurti: Kosova renditet e 26-ta në botë për për siguri në investime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur në vendin e 26-të në botë për nga siguria e investimeve,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu