Macron: Franca dhe aleatët janë të bashkuar për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe aleatët e saj janë pajtuar se të drejtat e Ukrainës dhe shqetësimet për sigurinë evropiane duhet të merren parasysh në çdo marrëveshje të mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Qëndrimi i Francës dhe i aleatëve të saj është i qartë dhe i bashkuar. Ne dëshirojmë paqe në Ukrainë që do të ishte e qëndrueshme”, tha Macron përmes një postimi në X, pasi u takua me udhëheqësit e 19 shteteve, përfshirë të Kanadasë. Në takim, shumica nga ta morën pjesë përmes video-lidhjes.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka befasuar Bashkimin Evropian, duke thënë se është gati të rinisë diplomacinë me presidentin rus, Vladimir Putin, tre vjet pasi Rusia nisi luftën kundër Ukrainës. SHBA-ja dhe Rusia veçse kanë mbajtur një takim në Riad më 18 shkurt, në të cilin nuk u ftua Kievi, e as Evropa.

Macron mbajti një takim të ri për Ukrainën të mërkurën pasdite, në përpjekje për të koordinuar përgjigjen evropiane për atë që ai e ka cilësuar si “kërcënim ekzistencial” nga Rusia, pas ndryshimit të papritur të politikës amerikane.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe do të vazhdojmë të kryejmë të gjitha përgjegjësitë tona për të ofruar paqe dhe siguri në Evropë”, tha Macron pas video-konferencës.

Por, ai tha se pjesëmarrësit, ku bënin pjesë krerët e shteteve apo qeverive të BE-së, por edhe të Islandës dhe Norvegjisë, theksuan se Ukraina duhet të përfshihet dhe “të drejtat e saj duhet të respektohen” në këtë proces.

Ata thanë se kërkohen “garanci të forta dhe të besueshme” në mënyrë që të sigurohet një marrëveshje e qëndrueshme” dhe se “shqetësimet për sigurinë evropiane”, duhet të merren parasysh.

“Ne jemi të bindur për nevojën që të rriten shpenzimet tona të mbrojtjes e sigurisë dhe të rriten kapacitetet për Evropën dhe për çdo shtet tonin”, shtoi Macron.

Ndërkaq, përmes një postimi në X, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Macron e kishte informuar atë për takimin me udhëheqësit evropianë dhe të Kanadasë.

“Evropa ka nevojë për paqe të qëndrueshme dhe themeli i saj mund të jenë vetëm garancitë e sigurisë”, tha ai.

Mediat kanë raportuar se Macron pritet që javën e ardhshme të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky, ndërkaq tha se do të takohet me të dërguarin amerikan për Ukrainë dhe Rusi, Keith Kellogg të enjten, duke shtuar se shpreson për bashkëpunim “konstruktiv” me SHBA-në.

Këto deklarata ai i bëri pasi Trump bëri reagimin më të ashpër ndaj Zelenskyt deri më tani, duke e quajtur “diktator pa zgjedhje”.

Po ashtu, Trump ka lënë të kuptohet se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës më 2022. Franca është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës që kur ka nisur lufta. Macron veçse kishte mbajtur një samit për Ukrainën. Në Paris, të hënën ai mblodhi udhëheqësit evropianë, përfshirë ata nga Gjermania, Britania, Italia, Polonia, Holanda, por edhe shefat e NATO-s dhe BE-së për bisedime urgjente, por disa shtete më të vogla, sikurse Rumania dhe Republika Çeke raportohet se janë shqetësuar se nuk ishin ftuar në takim.

Në takimin e 19 Shkurtit, presidenti në detyrë i Rumanisë, Ilie Bolojan, dhe kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, ishin prezentë në takimin në Paris, tha Presidenca franceze. Udhëheqësit nga Lituania, Qiproja, Finlanda, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Estonia, Greqia, Irlanda, Islanda, Letonia, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Sllovenia dhe Republika Çeke iu bashkuan takimit përmes video-lidhjes.

Hungaria dhe Sllovakia, kryeministrat e të cilave shihen si të afërt me Putinin, por edhe anëtarja e NATO-s, Turqia, nuk ishin në listën e të ftuarve për takimin e 19 Shkurtit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Faton Peci nga Vetëvendosje...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm po zhvillohet pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin...

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

Nën moton “S’ka paqe pa çlirim”, të shtunën më 18 tetor në Shkup, u mbajt një marsh protestues në solidaritet me popullin palestinez...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu