Pasiguri në Europë! Bild: Shërbimet sekrete shqetësohen për largimin e trupave amerikane (edhe nga Kosova gjithashtu)

Mediat ndërkombëtare kanë ngritur alarmin mbi shqetësimin që ka përfshirë shumë vende të Evropës për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane, pas rikthimit të kontakteve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite.

Në një shkrim të gazetës gjermane Bild, titullohet “Evropa në frikë! Shërbimet sekrete kanë frikë nga tërheqja e trupave amerikane”. Gazeta thekson se shumë politikanë dhe shërbime të sigurisë perëndimore janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë tërheqja e trupave amerikane nga disa shtete të Evropës, duke përfshirë mundësinë e humbjes së pranisë amerikane në vendet e NATO-s.

Sipas Bild, kërkesa e Putinit për tërheqjen e trupave amerikane nga vendet e NATO-s që iu bashkuan pas vitit 1990 është një nga pikat kryesore të negociatave të zhvilluara në Riad. Shumë ekspertë, përfshirë ish-ministrin lituanez të Punëve të Jashtme, Gabrielius Landsbergis, kanë theksuar se një tërheqje e mundshme mund të çojë në një rrezik të madh për sigurinë e Evropës.

Një skenar i mundshëm që shqetëson shumë analistë është pushtimi i menjëhershëm i ish-republikave sovjetike nga ushtria ruse, duke përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, si dhe një luftë të mundshme me Poloninë.

Për më tepër, Financial Times ka analizuar këtë situatë dhe ka theksuar se, nëse trupat e NATO-s tërhiqen nga shtetet e ish-perandorisë sovjetike, kjo mund të lërë Evropën të pambrojtur ndaj një ushtrie ruse, duke i dhënë mundësi Putinit të realizojë qëllimet e tij strategjike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Medai Shaholli: Me Mickon përpara!

Me Mickon përpara! Ky është premieri më i "zgjuar" "Severnës" me eskortën e tij prej komitëve bashkë me titistët e rinj nga ZNAM-i e VREDI,...

PDSH si opsion për hyrje në Qeveri me një zvministër dhe disa drejtori?!

Burime qeveritare bëjnë të ditur për INA se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është opsion për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Nga partia e Menduh Thaçit...

Kthehet kaosi me transportin publik në Shkup, autobusët privatë s’janë në qarkullim

Që nga orët e mëngjesit mijëra qytetarë kanë mbetur rrugëve të Shkupit në pritje të transportuesve privat në temperatura mbi 34 gradë celsius. Siç...

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, ka publikuar një mesazh të ashpër ndaj pushtetit aktual, duke theksuar se padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të...

Blerim Bexheti: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Sekretari organizativ dhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi ka akuzuar qeverisjen VLEN se po hesht rreth ndryshimeve në Ligjin për menaxhim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu