“Ka marrë shumë territor”: Trumpi thotë se Rusia i ka “kartat” në bisedimet e paqes për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump, beson se Rusia i ka “kartat” në çfarëdo negociate për paqe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sepse ajo “ka marrë shumë territor”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i tha televizionit BBC se Moska dëshiron që ta shohë fundin e luftës, të cilën Rusia e nisi para gati tri vjetëve, në shkurtin e vitit 2022.

“Unë mendoj se rusët duan ta shohin fundin e luftës, vërtet mendoj kështu. Mendoj se ata i kanë kartat paksa, sepse kanë marrë shumë territor. Ata i kanë kartat” – i tha ai BBC-së gjatë një fluturimi në aeroplanin zyrtar “Air Force One”.

Kur u pyet se a beson që Rusia dëshiron paqe, Trumpi tha “po”.

Republikani foli pas një sulmi me fjalë ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e quajti “diktator që ka bërë një punë të tmerrshme”.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se shkrimi i Trumpit në rrjetin “Truth Social” ishte kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj komenteve të Zelenskyt, i cili më herët tha se presidenti amerikan po jeton në një “fluskë desinformatash”, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte pretenduar se popullariteti i presidentit ukrainas ka rënë në 4 për qind në mesin e popullit të Ukrainës.

“Ai refuzon që të ketë zgjedhje. Ai është poshtë në sondazhet e vërteta ukrainase. Si mund të jesh lart, kur secili qytet po shkatërrohet” – tha Trumpi në Florida, duke iu referuar homologut ukrainas./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani mund të ketë përdorur raketë hipersonike në sulmin ndaj Haifës

Agjencia iraniane Fars shkruan se Irani përdori raketat Emad, Qader dhe Khaybar Shekan në sulmet ndaj Haifës dhe Tel Avivit Irani përdori të paktën një...

Izraeli pretendon se ka vrarë Shefin e Shtabit të Houthive al-Ghamari në Jemen – rebelët: Tentativa dështoi!

Izraeli pretendon se ka vrarë Shefin e Shtabit të Houthive në Jemen, Mohammed al-Ghamari – rebelët mohojnë: Tentativa dështoi Tel Aviv / Sana’a – Ushtria...

IRANI GODET ME SULME MASIVE IZRAELIN

IRANI GODET ME SULME MASIVE IZRAELIN / QIELLI I IZRAELIT BEHET FLAKE NGA RAKETAT BALISTIKE IRANIANE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu