Prokuroria sot pritet të prezantojë detaje për rastin “Onkologjia”

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot ka paralajmëruar konferencë për media, në të cilën pritet që prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup Gavril Bubevski dhe prokurorja publike kompetente Ana Gogovska Jakimovska të prezantojnë detaje rreth rasti “Onkologjia”. Pas konferencës PThP njoftoi se deklaratë do të japë edhe prokurorja Gogovska Jakimovska.

Prokuroria dje bëri të ditur se në lidhje me rastin “Onkologjia” janë bastisur tre lokacione, janë ndaluar katër persona dhe kanë njoftuar se veprimet do të vazhdojnë.

Prokuroria ka njoftuar paraditen e djeshme se veprimet e ndërmarra kanë qenë me urdhër të prokurorit publik.

Aksionet e ndërmarra në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji kanë qenë dje në fokus të opinionit.

Pas njoftimit në një pjesë të mediave se ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë Nino Vasev është arrestuar, nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmuan se me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime dhe se të gjitha informacionet e tjera janë jozyrtare.

Drejtori organizativ i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Halid Matoshi, dje në një deklaratë për media ka konfirmuar se nga Klinika janë ndaluar tre persona, mes tyre edhe ish-drejtori, Nino Vasev. Për dy të tjerët, Matoshi thotë se njëri është mjek onkolog dhe tjetri punonjës.

E drejtoresha e Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Violeta Klisarova, ka konfirmuar se dje nga Klinika e tyre janë ndaluar tre persona.

Ajo që ajo konfirmoi është se Klinika universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë po funksionon normalisht.

Rasti “Onkologjia” u zbulua pasi e përjavshmja “Fokus” vitin e kaluar publikoi një sërë artikujsh për ekzistencën e një rrjeti të përpunuar biznesi kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta – citostatikëve. Në rrjet dyshohet se janë përfshirë disa mjekë dhe personel mjekësor të Klinikës.

Më pas, Prokuroria Publike konfirmoi se në Klinikë ka pasur një aksion dhe në të janë mbledhur prova në kuadër të procedurës para hetimore dhe janë bërë kontrolle në dy banesa private, gjatë të cilave janë konfiskuar kompjuterët dhe dokumentacioni i konfiskuar.

Për rastin “Onkologjia” vitin e kaluar pati disa protesta që nisën masivisht, me daljen e një numri të madh të qytetarëve, por me çdo protestë të radhës numri i tyre sa vinte e zvogëlohej.

Në fund të shtatorit, Kuvendi themeloi Komisionin Hetimor që duhej të përcaktonte përgjegjësinë politike për skandalin me Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi. Para Komisionit Hetimor janë deklaruar ish-ministra të shëndetësisë, drejtorë aktualë dhe ish-drejtorë të Klinikës së Onkologjisë, drejtorë të Fondit të Shëndetësisë, si dhe drejtorë të institucioneve të tjera.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Rashela Mizrahi, përgjegjësinë politike e vendos te ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish-drejtorët e Onkologjisë, Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi, ish-drejtoresha e IShSSh-së, Irina Sotirova-Buhova, si dhe ish-drejtorët e Fondit për Shëndetësi, Stevo Krstevski dhe Faton Ahmeti.

Prokuroria Publike në shtator të vitit të kaluar ka ngritur padi për përvetësim ndaj infermieres nga Klinika e Onkologjisë e cila ka vjedhur citostatikë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

Skandal në Shtërpcë: Policë të Njësitit Special nga Maqedonia e Veriut bëjnë shenjën serbe dhe shkruajnë “Kosova është zemra e Serbisë”

Katër pjesëtarë të Njësitit për Intervenime të Shpejta pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, me iniciale I.S., I.S., A.K....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu