Ish ushtar i UÇK-së, Selimi: Në 24 vite Ilire Dauti është e vetmja politikane që ngriti zërin për veteranët e UÇK-së!

LETËR PËRSHËNDETËSE NGA XHEMAL SELIMI, USHTAR I ORËVE TË PARA I LUFTËS SË UÇK-së NË MAQEDONI
Të nderuar të pranishëm!
Duke mos pasur mundësi që të jam në mesin tuaj, më lejoni që me këtë letër përshëndetëse të shprehë respektin tim, për organizatorët e manifestimit kushtuar 24-vjetorit të fillimit të luftës së UÇK-së, që po mbahet me 16-të shkurt të vitit 2025 në qytetin e Shkupit.
Fatkeqësisht, për këto 24 vjet nga forcat politike shqiptare, u bë shumë pak për realizimin e të drejtave të veteranëve
të UÇK-së dhe për dëshmorët e kombit që ranë në luftën e vitit 2001, për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Ilire Dauti, deputetja e Parlamentit të Maqedinisë, është e vtemja poltikane shqiptare që kohët e fundit e ngriti
zërin e saj për drejtat e veteranëve të UÇK-së, duke kërkuar nga pala maqedone që të mos favorizohen me ligj vetëm të ashtuquajturit „branitela“ maqedonë, të cilët në vitin 2001 kanë luftuar kundër forcave të UÇK-së,
por që të favorizohen me ligj edhe veteranët e UÇK-së, që kanë luftuar për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Duke i kujtuar pas 24 viteve krismat e para të Luftës së UÇK-së, i kujtoj me dhimbje e krenari dëshmorët e parë, që ranë në fushën e luftës për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Këta dëshmorë janë:
Muzafer Xhaferi,
Shpend Mazrekaj,
Qemal Shaqiri,
Gazmend Arifi,
Nijazi Serani,
Elham Curri,
Sahit Sejdiu,
Ismet Bajrami,
Naim Limani,
Fezullah Shaqiri dhe
Zahir Xhaferi.
Me respekt
Xhemal Selimi 16.02.2025 Zürich Zvicer Lavdi Deshmorve te Kombit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickovksi nga Tetova nuk bëri thirrje për tu votuar Bilall Kasamin, nisin ethet në VLEN

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 19 tetorit, dhe fushata elektorale po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, sidomos në kampin politik...

Bujar Osmani: Për 20 vjet me radhë Çairi është udhëhequr pa vizion e pa plan, por unë po e ndryshoj këtë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve, theksoi se programi i tij ofron një qasje...

Krisje e madhe VLEN-VMRO: Mickovski ia kthen shpinën BIlall Kasamit në Tetovë?

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 19 tetorit, dhe fushata elektorale po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, sidomos në kampin politik...

Mexhiti: Arsimi, shtylla mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e Çairit

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor – arsimin, si...

Rasti në Likovë/ AKI: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të tronditur nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës për Komunën e Likovës, dr. Zekirija...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu