Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare

Shkup, 14.02.2025 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga Drejtori Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Nikolas Markier, i shoqëruar nga përgjegjësi i IFC-së për Maqedoninë dhe Kosovën, Visar Perani, përgjegjësja për investime në sektorin e energjisë për Ballkanin Perëndimore Milica Sredanoviç dhe Vadim Sherbakov, përgjegjës i Investimeve në Sektorin e Energjisë për Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e punës, IFC prezantoi modelin për mbështetjen e sektorit privat përmes partneritetit publiko-privat, si dhe bashkëpunimin potencial afatgjatë dhe mundësitë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në zbatimin e agjendës së gjelbër si një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Mexhiti i njoftoi përfaqësuesit e IFC-së për prioritetet e Qeverisë dhe aktivitetet e ndërmarra në këtë drejtim, duke vënë në pah ndotjen e ajrit dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit në zonat urbane si prioritet kyç.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, tha Mexhiti, po fokusohet në identifikimin e shkaqeve të ndotjes, jo të pasojave. Mexhiti informoi për mbështetjen e deritanishme të BE-së dhe Bankës Botërore në këtë fushë, por theksoi se ka hapësirë për realizimin e një partneriteti publiko-privat në një fazë të mëvonshme.

Duke marrë parasysh se shkaktarët kryesorë të ndotjes janë ngrohja e amvisërive dhe ndotja nga trafiku, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje të mëdha për realizimin e projektit të gazifikimit, si një nga zgjidhjet kryesore, i cili synon që qytetarët të përdorin metoda ngrohëse miqësore me mjedisin, të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes për 50-70 për qind, tha Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ZNAM me listat e veta të këshilltarëve për zgjedhjet lokale

Në një takim me qytetarët e Makedonski Brodit dhe Kërçovës, sekretari i përgjithshëm i ZNAM, Goran Minçev, njoftoi se partia e tyre do të...

Jared Kushner tregon si u njoh me Edi Ramën në jahtin e Rothschild-ëve dhe cila ishte arsyeja që zgjodhi Sazanin

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka treguar se si është njohur me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, teksa është shprehur i impresionuar...

Erdogan: Partneriteti Turqi-SHBA është jetik për stabilitet në botë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka theksuar përpjekjet në rritje të Turqisë për të nxitur paqen dhe stabilitetin në një mjedis global që ndryshon...

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Samiti i 34-të i Ligës Arabe ka bërë thirrje për dërgimin “urgjent dhe të papenguar” të ndihmave humanitare në Gaza dhe ka dënuar sulmet...

Arben Fetai me veturë zyrtare në Prishtinë, a do të reagoj Mickovski

ëvendëskryeministri Arben Fetai sot ka qëndruar në Prishtinë ku së bashku me disa mbështetës ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Në një video të publikuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu