Bexheti: Përveç stemës dhe himnit, të ndryshohet edhe flamuri i Maqedonisë së Veriut!

Shefi i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti në një deklaratë për TV21 thotë se mbështesin idenë për ndryshimin e stemës, por që sipas tij, duhet të ndryshohet himni, të largohet 20%-shi që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, ndërkaq, si propozim shtesë i BDI-së dhe Frontit Europian, është që të ndryshohet edhe flamuri.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për stemën, por gjithashtu, pasi që stema është një ndër më të vjetrat nga social-komunizmi, për himnin që himni të jetë që i përfshin të gjitha, gjithë popujt këtu në Maqedoni, që të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët, që ta ndjejnë si të veten. Normalisht edhe te pjesa e ligjit për gjuhën shqipe, por gjithashtu që edhe flamuri shtetëror të ndjehet si i të gjithëve. Mendoj se në këtë pako duhet të bëhet ndarja e flamurit të kombit maqedonas me flamurin shtetëror”, tha mes tjerash për TV21 Blerim Bexheti, shef i Grupit Parlamentar të Frontit Europian./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avullohen 39 milionë euro! Kampusit të UNT-së i ndahen vetëm 1 milion euro!

Shkup, 20 nëntor – Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40...

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

“Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhje, Rrahmani: Jemi të gatshëm për koalicione me të gjitha partitë

Ish-deputeti Eman Rrahmani ka njoftuar se “Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja kur do që ato mbahen. Përmes një video...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu