Pas 17 vjetësh Policia greke zbulon plaçkitjen e 4 milionë eurove në një bankë, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Pas 17 vitesh hetimesh, Policia Greke ka arritur të zbulojë një vjedhje të madhe të ndodhur në vitin 2008 në një filial banke në Kifisia, afër Athinës.
Vlera e parave dhe sendeve të vjedhura nga kasaforta e bankës arrin në 4 milionë euro.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, dy shtetas të Kosovës, janë shpallur në kërkim.

Ngjarja e vjedhjes ka ndodhur në gusht të vitit 2008, kur persona të panjohur thyen një dritare të bankës dhe hynë brenda për të vjedhur para dhe sende me vlerë.

Hetimet e mëtejshme nga Drejtoria e Hetimeve Kriminale të Policisë Greke kanë çuar në identifikimin e dy shtetasve të Kosovës si autorët e mundshëm të vjedhjes.

Ata janë Basri Berisha, 53 vjeç (alias Basri Ramadani), dhe Sinan Beqiroski, 54 vjeç (alias Sinan Bekjiroski).

Berisha, i cili aktualisht mbahet në një qendër paraburgimi në Francë, është një emër i njohur për autoritetet ndërkombëtare, pasi ka qenë i arrestuar më parë për vepra të ngjashme në Gjermani dhe Kosovë.

Nga analiza krahasuese e të dhënave, është konstatuar se Berisha është i përfshirë gjithashtu në një tentativë vjedhjeje në vitin 2009 në një filial banke në Athinë, si dhe në vjedhjen e një kasaforte dhe bankomati në vitin 2010 në një supermarket në Kretë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa Policia Greke po bashkëpunon me autoritetet ndërkombëtare për arrestimin dhe ekstradimin e të dyshuarve, të cilët përballen me akuza të rënda për vjedhje dhe pastrim parash, raporton NOA.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vezët sot më të shtrenjta se vetë pula. Edhe pula po befasohet!

Në tregjet e Kosovës, çmimi i vezëve ka shënuar rritje të dukshme. Sot, një paketim vezësh shitet me 6.39 euro, çmim që ka habitur...

Avullohen 39 milionë euro! Kampusit të UNT-së i ndahen vetëm 1 milion euro!

Shkup, 20 nëntor – Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40...

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu