Kasami: Jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për stemën edhe për himnin dhe 20%-shin

Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka komentuar idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës së shtetit, përcjell TV21. Kasami thotë se janë të hapur për të biseduar për një pako që do të përfshinte edhe ndryshimin e himnit dhe të definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë.
“Ne duam që të reflektojmë kohën e re, dhe ajo është Maqedonia pjesë e familjes europiane. Do të kishim qenë të gatshëm që të flasim për një paku ku sigurisht do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema, edhe çështja e himnit por edhe çështja e ndryshimeve të tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve apo me çështjen e definimit jo të përshtatshëm të gjuhës shqipe në kushtetutë, si gjuha e 20%-shit”, deklaroi Kasami./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerant Ramadini: Gratë e Sarajit janë zemra e ndryshimit – takim madhështor me Forumin e Gruas të AKI-së

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Blerant Ramadini, ka zhvilluar një takim madhështor me Forumin e...

Reagim nga kandidatja për Këshillin e Butelit, Senka Nuhiu-Qafleshi: Dënohet akti vandal ndaj reklamës së kandidatit Isamedin Azizi

Kandidatja për Këshillin e Komunës së Butelit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Senka Nuhiu-Qafleshi, ka reaguar pas dëmtimit të reklamës zgjedhore të...

Arben Taravari: Shumica e ministrave të VLEN-it janë kuklla në Qeveri, e zv/ministrave u thonë rini në shpi (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij në tubimin e AKI në Vrapçisht, Arben Taravari ka goditur përsëri për pafuqinë e VLEN-it në qeveri, madje ai tha...

Gaza, pritet marrëveshje për shkëmbim pengjesh brenda 48 orëve të ardhshme

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në ndalimin e luftës, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e...

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Për më shumë se dy dekada, Marwan Barghouti ka qenë i burgosuri më i njohur në burgjet izraelite dhe ndoshta i vetmi udhëheqës palestinez...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu