Forcat izraelite gjatë natës vranë 5 palestinezë, përshirë një fëmijë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë vrarë 5 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë natës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se një tjetër palestinez ka mbetur i vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se numri i palestinezëve të vrarë nga mbrëmë është rritur në 5. Në deklaratën e mëparshme, Ministria njoftoi se 4 palestinezë, përfshirë një fëmijë, u vranë nga ushtarët izraelitë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite kanë bastisur edhe vendbanimin Silvad në lindje të Ramallahut.

Derisa shpërthyen përleshjet midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë që iu përgjigjën bastisjes, ushtarët izraelitë ndërhynë kundër palestinezëve me plumba të vërtetë, plumba metalikë të veshur me plastikë, bomba zanore dhe gaz helmues.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 378 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu