Zv.Kryeministri Mexhiti takim me babë Qerimin

“Takimi me babë Qerimin, babain e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujdin Aliu, është një moment frymëzimi, sepse ai edhe sot rrezaton dashuri për kombin tonë, të cilit ia fali djalin e tij në lule të rinisë.
Është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh këshillat e sugjerimet e babë Qerimit, sepse ato pasqyrojnë ëndërrat e brezave të tërë për një jetë në liri e mirëqenie. Mbi të gjitha, fjalët e babë Qerimit na mësojnë se si duhet atdheu.

Mbi supe, babë Qerimi mban krenarinë dhe mallëngjimin për djalin e tij, i cili tashmë është heroi ynë i përbashkët. Edhe në ketë moshë të jetës së tij, babë Qerimi vazhdon të mbetet një simbol i forcës e qendrësës, por edhe i përkujtimit se sa shtrenjtë e kemi paguar lirinë.

Çdo ditë të jetës, sot, nesër e përgjithmonë duhet të kujtojmë veprën e heroit Mujdin Aliu, djalit nga Tetova që u bë lulja e Koshares.”, ka shkruar zv.kryeministri Izet Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamasi thotë se mori garanci nga ShBA-ja e Turqia se lufta në Gaza ka marrë fund tërësisht

Shefi në ekzil i Hamasit dhe kryenegociatori Khalil al-Hayya, tha të enjten se ky grup ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë...

Në pritje të Trumpit, Kuvendi i Izraelit ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Ndërtesa e Kuvendit të Izraelit, institucion i njohur edhe si Knesset, janë ndriçuar me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të kaltër në nderim...

Bardhi ka frikë se ai dhe Sara ja shohin sherrin syrit të keq

Këngëtari Bardhi ka ndarë së fundmi një foto me bashkëshorten e tij, Sara Gjordeni, me të cilën tashmë ka një vajzë. Në imazh, çifti shfaqet...

Më në fund prononcohet Zeqirija Ibrahimi për Gazën: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është lajmi më i mirë

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar se arritja e marrëveshjes për armëpushim në Gaza, është lajmi...

Putini i tregon Aliyevit se si sistemet ruse të mbrojtjes ajrore e rrëzuan aeroplanin në dhjetor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tregoi homologut azer, Ilham Aliyev, se dy raketa ruse kishin shpërthyer afër aeroplanit të kompanisë “Azerbaijan Airlines” vitin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu