36 me 4! Shqiptarët e padëshiruar në ushtri (Tabela)

Përveç Ministrisë së Mbrojtjes, dyer për shqiptarët i ka mbyllur edhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës. Nga rreth 36 drejtori, sektorë, zyra komanduese, zyre dhe njësi, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës shqiptarëve ia ka besuar vetëm katër vende udhëheqëse: Komandën e Operacioneve e drejton Gjeneral Brigade Besnik Emini, shef i Njësisë për bashkëpunim ushtarak ndërkombëtar është Kolonel Mentor Saiti, Batalionin për mbështetje të shërbimit luftarak e drejton Nënkolonel Shpëtim Qerimi, si dhe Kolonel Muharrem Muharremi në Komandën e Bazës Logjistike, shkruan gazeta Koha.

Kuadër shqiptar e drejton Qendrën e Riparimit Teknik dhe Batalionin për Mbështetje Logjistike. Majori Arben Ismaili të parën dhe Mexhait Memeti të dytën, megjithëse janë nënsektorë në Bazën kryesore Logjistike dhe detyra të vogla krahasuar me vendet tjera udhëheqëse në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së.Shqiptarë ka edhe në nivelet më të vogla të Armatës, megjithëse janë pak vende krahasuar me numrin që kuadrot maqedonase i kanë në duar. Nëse i numërojmë dhe nivelet më të ulëta, del se përfaqësimi i shqiptarëve është i tmerrshëm në Armatë. Dhe kjo situatë nuk është vetëm tani me këtë Qeveri, por edhe më herët, megjithëse tani është përkeqësuar më tej.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu