Kuçi: BIA mund të minojë procesin zgjedhor

Shërbimi sekret serb, BIA me qëllim të njollosjes së kundërshtarëve politikë opozitar të Listës Serb të zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmes inteligjencës artificiale po trillon dezinformata kundër tyre. Kështu deklaron Gurakuç Kuçi nga instituti “Octopus”, i cili thotë se procesi zgjedhor i ditës së diele do të jetë i qetë në aspektin e sigurisë, por jo edhe në kuptimin demokratik.

Madje, Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, konsiderojnë se BIA serbe mund ta minojë procesin zgjedhor të nesërm edhe me veprime të tjera si blerja e votës, frikësimi i opozitës serbe dhe sjellja e serbëve nga Serbia.

Kuçi thotë se përmes përdorimit të termit “tradhtar”, po kërcënohen qytetarët serbë në Kosovë dhe po minohet procesi zgjedhor.

“Është duke u bërë përdorimi i inteligjencës artificiale për të prishur integritetin e opozitës, ku opozitës serbe përmes inteligjencës artificiale që BIA serbe po e shfrytëzon është duke krijuar dokumente, video, fotografi dhe histori të ndryshme për opozitën për t’i linçuar sa më shumë ata dhe duke i linçuar në këtë mënyrë ata ngjallin një urrejtje te serbët që të votojnë Listën Serbe. Pastaj, Lista Serbe dhe Serbia e ka futur termin tradhtar që këdo që nuk voton për Listën Serbe, ai është tradhtar i kombit serb, tradhtar i shtetit të Serbisë dhe me këtë mënyrë ata po e minojnë procesin zgjedhor”, shprehet Kuçi.

Sipas tij, nga shtatori i vitit të kaluar, Serbia dhe Lista Serbe janë përgatitur për infiltrimin në procesi zgjedhor të 9 shkurtit me qëllim të manipulimit të votës së serbëve në Kosovë.

Frikësimet, shantazhi i opozitës serbe, si dhe blerja e votës janë disa nga veprimet që Serbia po i përdorë për të interferuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Interferimi i tyre në zgjedhjet në Kosovë po ndodh nëpërmjet punëtorëve që shërbejnë në shërbimet shëndetësore dhe atyre që shërbejnë në arsim sepse ata akoma paguhen nga fondet e Serbisë dhe kontrolluara nga institucionet e Serbisë janë duke i shantazhuar që të votojnë Listën Serbe. Pastaj janë duke bërë kërcënimin dhe frikësimin e opozitës në Kosovë. Ka pasur disa raste, rasti në Graçanicë, Partia e serbëve në Graçanicë është sulmuar atje dhe disa incidente të tjera kundër opozitës në veri të vendit dhe kështu është duke ndodhur blerja e votës. Janë identifikuar qytetarë që nuk kanë nevojë për asistencë sociale, por janë duke shkuar dhe duke dhënë të dhënat e tyre dhe duke i marr paratë e nevojshme për të votuar për Listen Serbe 20 mije dinarë apo 170 euro është një lloj i manipulimit klasik të votës që ndryshe quhet treni bullgar”, theksoi ai.

Gurakuç Kuçi nga Octopus paralajmëron ardhjen e serbëve nga Serbia për të votuar në Kosovë.

“Një minim tjetër që mund të pritet në ditën e zgjedhjeve që mund të minohet procesi me sjelljen e serbëve nga Serbia për të votuar në Kosovë dhe në këtë mënyrë ta prishin epërsinë reale të votës”, thotë Kuçi.

Dita e 9 shkurtit, sipas Kuçit, do të jetë një ditë e qetë në aspektin e sigurisë, por jo edhe demokratik, sidomos për serbët.

“Organet e sigurisë së Kosovës janë duke përcjell me vëmendje dhe nuk është që po lejojnë hapësirë veprimi për BIA-në serbe dhe organet e sigurisë të Serbisë që të veprojnë kundrejt Kosovës. Megjithatë, ata nuk është nuk do të tentojnë të bëjnë veprime të caktuara, por veprimet e tyre janë të kufizuara…duke pas parasysh forcën e institucioneve të sigurisë po ashtu edhe vëmendjen e Bashkimit Evropian së fundi me dërgimin e 100 personave atëherë besoj që do të vazhdoj një ditë e qetë, por megjithatë jo e qetë në kuptimin demokratik, por e qetë në kuptimin e sigurisë. Kur e them jo e qetë në kuptimin demokratik për shkak se do të këta manipulim, blerje ta votës, prurje të votës dhe në këtë mënyrë nuk mund të konsiderohet e qetë demokratik”,tha ai.

E nesër kur qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar, nuk pritet të ketë ndonjë incident klasik.

“Nuk mund të presim që ta ketë ndonjë incidente klasike të tilla ku mund të ndodh ndonjë lloj shpërthimi, ndonjë bombë apo diçka e tille është shumë e vështirë të ndodh institucionet e sigurisë sidomos perimetrin përreth vendvotimeve e kanë në një masë të madhe të sigurisë”, thotë ai.

Qytetarët e Kosovës nesër do të votojnë për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, si dhe qeverinë e re.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka nisur më 11 janar, derisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Koalicioni për Familjen tubimet përmbyllëse i kanë mbajtur dje, sot fushatën do ta përmbyllin edhe LDK, PDK dhe koalicioni AAK-NISMA.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

Danella Arsovska dhe ekipi i saj sulmohen fizikisht në Çair, përfundojnë në spitalin “8 Shtatori”

Kryetarja e Shkupit sulmohet fizikisht në Çair gjatë inspektimit të një ndërtese pa leje Pasditen e sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së...

Eurodeputetja greke shpërthen me deklarata provokuese: “Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e...

Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi...

Erdogan: Turqia hedh poshtë vërejtjet që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës në kundërshtim me vendimet e gjykatës ndërkombëtare

Turqia hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin e Srebrenicës ose "të lartësojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu