“Kurti gaboi që ndërhyri në RMV”, Ahmeti porosi popullit të Kosovës: Dilni, votoni më 9 shkurt dhe vendosni – shkoni drejt Europës apo do të qëndroni me Rusinë?

“Nuk bëri mirë kryeministri i Kosovës (Albin Kurti) për atë ndërhyrje që e bëri dhe për at kënaqësi që ua krijoi antishqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Kështu është shprehur mes tjerash kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Studeniçan të Shkupit.

“Kryeministri i Kosovës ndërhyri për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ndërhyrja e tij ishte pabazë. Ishte edhe poshtëruese saqë më vinte me plas kur dëgjoja antishqiptarët më të mëdhenj duke thënë: “Ja, kryeministri i Kosovës thotë se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni”.
Gjuha shqipe është zyrtare”, tha më tej Ahmeti.

Ai ka ndaluar edhe te zgjedhjet në Kosovë. Ka bërë thirrje që të dilet në votime dhe të vendoset, se a duan një Kosovë që do të jetë në aleancë me Europën, Amerikën dhe NATO-n, apo një Kosovë që do të vazhdojë të qëndrojë në pako me Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Për fat të keq, çdo ndërkombëtar që kam takuar, brenda dy vjetësh – i pakënaqur nga qëndrimet e politikave që ndërtoheshin nga institucionet e Kosovës. Politika që e ndanin, politika që nuk bashkëpunonin me Amerikën, Europën dhe NATO-n dhe kjo pakënaqësi për fat të keq është shprehur me një revoltë, me një pezëm të madh nga shumë përfaqësues ndërkombëtar në takimet që i kam pasur. Për të mos qenë unë hipokrit, këto pakënaqësi jua kam shprehur autoriteteve të Kosovës, sepse Kosova duhet të jetë në aleancë dhe miqësi të përhershme me Amerikën, Europën dhe NATO-n… Prandaj më 9 shkurt, çdo qytetar i Kosovës e ka fatin e vet, fatin e Kosovës në dorë. A do ta shpijë në Europë dhe NATO, apo do ta lë në pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, të sanksionuar nga Europa dhe Amerika. Prandaj, populli andej vendos vetë. Sido që të jetë, unë kam obligim moral dhe kombëtar që këtë mesazh dhe porosi bashkëluftëtarët e mi në Kosovë ta dëgjojnë nga vendi. Kanë nevojë të gjithë ata njerëz që na kanë mbështetur, na kanë strehuar që nga viti 1981, për atë Kosovë të pavarur të dëgjojnë këtë qëndrim personalisht nga unë. Nesër të mos më thonë bashkëluftëtarët, atdhetarët dhe patriotët, që na kanë mbajtur me bukë dhe pushkë në dorë… Mos të thonë që s’ta dëgjuam zërin”, tha Ahmeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

Postimi prekës i djalit të Jakup Krasniqit: Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, edhe në pleqëri po sakrifikon me dinjitet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit përmes një postimi në Facebook tha se sot bëhen pesë vjet që babai i tij është në...

Kërçova dhe Bërvenica “Etike”, ndërsa Dibra “Etnike”, “Abija” Zek dhe moralet me dy fytyra

Kur politika vishet me “etikë”, zakonisht fsheh një kalkulim të thatë interesash. Këtë e pamë qartë te Zeqirja Ibrahimi, i cili, në prag të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu