Portokalli, fruti kundër sëmundjeve të zemrës

Shija e portokalleve të freskëta nuk ka të krahasuar dhe është gjithnjë tërheqëse.

Ky frut përmban pak kalori dhe asnjë gjurmë yndyre apo kolesteroli. Portokalli është i pasur me fibër dietike, minerale dhe vitamina.

Koha YouTube Channel
Një kokërr e vetme përmban 170 substanca të ndryshme mirëbërëse dhe 60 lloje antioksidantësh.

Portokallet janë të pasura me kalium, që është përgjegjës për funksionin normal të zemrës.

Një studim i kohëve të fundit, zbuloi se konsumi i lartë i agrumeve si portokallet dhe limonët mund të parandalojë sëmundjet e zemrës të shkaktuara nga mbipesha, sëmundjet e mëlçisë dhe diabetin.

Studimi shpjegoi se kur njerëzit konsumojnë ushqime të pasura me yndyrë, kanë një organizëm më të prekur nga stresi oksidues.

Ky i fundit ndodh kur yndyrnat dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Inflamacioni dhe stresi oksidues rrisin më shumë gjasat e sëmundjeve të zemrës, mëlçisë dhe diabetit.

Agrumet si portokalli mund të mos jenë shumë efikasë për humbjen në peshë, por ato minimizojnë stresin oksidues dhe shmangin shfaqjen e sëmundjeve të nxitura nga mbipesha.

Ekspertët rekomandojnë se konsumi i frutave si portokalli është i mirë edhe për njerëzit që nuk janë mbipeshë.

Ata nënvizojnë faktin se konsumi i ushqimeve të pasura me yndyrna rrit rrezikun e inflamacionit, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Portokallet përmbajnë sasi të mira të vitaminës A, e cila është e domosdoshme për qelizat dhe shikimin.

Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i kompleksit të vitaminave B, siç janë thiamina, pyridoksina dhe folati.

Këto agrume përmbajnë edhe flavanonë që ulin rrezikun e ishemisë.

Përpos faktorëve të tjerë, femrat që konsumojnë shumë portokalle kanë 19% më pak gjasa të preken nga ishemia.

Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale.

Një studim i mëhershëm për lëngun e portokallit, sugjeron se ai ka një ndikim pozitiv kundër qelizave të dëmshme, sepse është i pasur me antioksidantë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu