Edhe pse 5% Shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes, zv. ministrja Elfere Ismaili reagon me mllef: 5% por me meritokraci, ne jemi guardian!

Është e vërtetë se kemi ende sfida dhe pengesa për të kaluar, por unë si zëvendësministre dhe pjesë e koalicionit VLEN, ku ne jemi të vendosur dhe stoikë deri në arritjen e qëllimit tonë dhe ai është meritokracia dhe drejtësia, e jo korrupsioni dhe hajnia, që e ka dëmtuar këtë vend për kaq shumë vite. Kështu është është munduar zëvendëskryeministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ta arsyetoj mungesën e shqiptarëve në Ministri dhe Ushtri, ndërsa ka akuzuar ish-ministrin Talat Xhaferi dhe BDI-në se në kohën e pushtetit të tyre, “nuk ndërmorën vepra konkrete për të përmirësuar gjendjen dhe pozicionin e shqiptarëve”.

Duke e quajtur “demant” dhe pas dhënë asnjë numër për përfaqisimin e shqiptarëve në Mbrojtje dhe Ushtri, zëvendësministrja Ismaili kërkon kohë, sepse siç tjotë ajo, “peri i ngatërruar nuk zgjidhet me ngut, kërkon kohë dhe punë të palodhur”.

Ndryshe, gazeta KOHA dje raportoi se në emërimet e fundit në 19 sektorë të Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm një shqiptarë është emëruar udhëheqës, nga 6 që kanë deri deri pak kohë më parë. Në Akademinë Ushtarake, pjesë e Mbrojtjes, nga 28 personel i lartë, asnjë nuk është shqiptarë.

Demanti i plotë i zëvendësminsitres Elfete Ismaili:

Shumë prej nesh e kemi dëgjuar shprehjen “lotët e krokodilit”, por kur këto lot rrjedhin nga Talat Xhaferi dhe klikës së tij, nuk kemi mënyrë t’i konsiderojmë ndryshe, përveç si një sjellje hipokrite dhe një pikëllim të pasinqertë.

Kjo nuk është hera e parë që këta “dalëzotës të Dellçevizmit” shprehin dhembshuri dhe ndjeshmëri për fatin e shqiptarëve. Ata gjithmonë kanë ditur të përdorin emocione të shfrenuara për të fituar mbështetje, por kur kanë pasur mundësinë të veprojnë, janë treguar të paaftë dhe të papërgjegjshëm për të adresuar kërkesat dhe shqetësimet tona.

Tani, kur janë në opozitë, ata bëhen zëdhënës të “shqetësimeve” tona, por fatkeqësisht, kur ishin në pushtet, nuk ndërmorën vepra konkrete për të përmirësuar gjendjen dhe pozicionin e shqiptarëve, përfshirë këtu edhe problemet që ndërlidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në institucione shtetërore, si Ministria e Mbrojtjes, e cila, përkundër faktit që ka pasur shqiptarë në pozita të ministrave, nuk arriti të sigurojë zbatimin e gjuhës shqipe.

Mos ta harrojmë: shqiptarët nuk harrojnë lehtë. Ata nuk harrojnë trajtimin poshtërues që u është bërë nga këta politikanë të deridjeshëm. Ata nuk harrojnë se si këta nuk arritën të ndryshonin gjendjen e atyre pak të punësuarëve, të cilët i lanë të paavansuar, duke ndenjur në shtëpi dhe të etiketuar si “pomlad sorabotnika”. Për më tepër, është e qartë se këta politikanë nuk kanë treguar asnjëherë vullnetin e duhur për të avancuar interesat e shqiptarëve në vend, duke i lënë ata të përballen me padrejtësi dhe diskriminim.

Prandaj, mos i merrni seriozisht “lotët” e tyre. Sot ka njerëz që po veprojnë për SHQIPTARËT, jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete. Ata janë, ata që nuk kanë nevojë për spektakël dhe shfaqje, por që po angazhohen me seriozitet për ndryshime të vërteta.

Është e vërtetë se kemi ende sfida dhe pengesa për të kaluar, por unë si zëvendësministre dhe pjesë e koalicionit VLEN, ku ne jemi të vendosur dhe stoikë deri në arritjen e qëllimit tonë dhe ai është meritokracia dhe drejtësia, e jo korrupsioni dhe hajnia, që e ka dëmtuar këtë vend për kaq shumë vite.

Të keni parasysh, peri i ngatërruar nuk zgjidhet me ngut, kërkon kohë dhe punë të palodhur. Por ne jemi duke punuar me angazhim dhe përkushtim në këtë drejtim, për një të ardhme më të ndritshme dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes është një institucion serioz, që siguron – sigurinë e të gjithë njerëzve në Maqedoninë e Veriut dhe kontribuon në sigurinë e përgjithshme të qytetarëve në kuadër të NATO-s. Për këtë punë, na duhen njerëz serioz, me eksperiencë, me vullnet dhe angazhim të plotë për të arritur objektivat tona.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu