Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut po përkeqësohet. Xhaferi tha se “muajt e fundit po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen”

Sipas të dhënave të fundit: Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar; nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar; nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar; nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, asnjë nuk është shqiptar; nga 30 komandantë batalionesh, vetëm 5 janë shqiptarë; oficerët shqiptarë me grada të larta dhe kualifikime profesionale po degradohen ose largohen nga pozitat kyçe”.

“Gjithashtu, situata është rënduar me: ndaljen e avancimeve të oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë, edhe kur i plotësojnë kriteret; Përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga programet e edukimit ushtarak jashtë vendit; rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe retorikës nacionaliste, siç ishte rasti me SHKA “Bajram Shabani” në kazermën e Kumanovës. Përfaqësimi i shqiptarëve në Ushtri është në nivelin më të ulët historik, duke shpërfillur parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Politizimi ekstrem ka arritur kulmin, me emërime partiake në vend të kuadrove profesionale”, tha Xhaferi.

Ai gjithashtu theksoi “se situata në Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake është alarmante”.

“As drejtori, as tre zëvendësit e tij nuk janë shqiptarë. Për herë të parë pas shumë vitesh, në tri njësitë elitare (Ujqit, Rangerët dhe Policia Ushtarake) nuk ka asnjë komandant apo zëvendës komandant shqiptar, ndryshe nga më parë, kur shqiptarët kishin përfaqësim të dinjitetshëm”, tha Xhaferi.

Ai në fund theksoi se “nëse kjo situatë vazhdon, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për stabilitetin dhe funksionimin profesional të Ushtrisë si institucion shtetëror”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu