Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Big Brother VIP tashmë është një format shumë i ndjekur që po komentohet gjithandej dhe jo vetëm.

E së fundmi mori vëmendje një deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ku e quajti ‘kopil shkine’.

I përfshirë me këtë Big Brother duket se është edhe aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi.

Ai ka reaguar pas këtij rasti duke thënë se këtu vërehet se sa i duan kosovarët dhe se si një këngëtar që interpreton në ahengje e dasma të shumta në Kosovë ofendon në mënyrë të tillë.

Për më shumë, ndiqni të plotë shkrimin e Lajçit:

“Fitore për të ty Gjest, fitore për Ty Albin!

Cili është ky far Jozi i BBA-së, që ofendoi nënat tona, pasi publiku (dhe jo vetëm publiku, por edhe “Vëllai i Madh”, i cili e drejtoi lojën sipas dëshirës) e riktheu Gerta Gixharrin në shtëpinë e madhe, edhe pse ajo dy herë tentoi ta dëmtonte djaloshin nga Peja, Besart Kelmendin – Gjestin, duke i hedhur fytyrës alkool.

Cili është ky Jozi, që sillet si një sulltan dhe ofendon sa herë t’i teket, duke e quajtur Gjestin “bir shkine” dhe madje insiston që ai t’i kërkojë falje Gertës, e cila me qëllim deshi t’ia “përcëllonte” sytë me alkool.
Si ka mundësi që një këngëtar, i cili fiton edhe nga ahengjet e dasmat kosovare, t’i thotë Gjestit ” ti bir shkine”, duke ofenduar kështu nënat kosovare me një epitet të tillë?
Tani,

Ti, “Vëllai i Madh”, që shitesh i “madh” dhe i drejtë, pse i shkel rregullat e tua duke e rikthyer një grua që deshi ta dëmtonte Gjestin duke i hedhur me qëllim shampanjë dhe birrë në fytyrë? – Dhe pse nuk e nxjerr zarfin e zi për Jozin, i cili i quan nënat kosovare “shkina”?

Pse mbas këtij etiketimi, duhet të harxhojnë para kosovaret e t’iu votojnë juve, kur ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty, e që është shumë më i mirë se ju në lojë dhe në provokime brenda kufijve të lejuar? Pse e bullizoni, e nënçmoni, e etiketoni me emra kafshësh, ndërsa “Vëllai i Madh” hesht?
Turp ju qoftë! Ju bëheni bashkë si korbat për ta nxjerrë nga “kafazi” djaloshin e hareshëm dhe lozonjar, të dashurin dhe paqësorin, i cili shijon vitet e tij rinore dhe – pse jo – edhe pëlqimin për Eglën, më të bukurën e BBA-së.

Kam menduar se BBA-ja është vërtet një lojë dhe nuk e kam ditur se ajo qenka edhe një lojë politike. Këtë e treguat mbrëmë duke shpalosur fytyrën e vërtetë të “dashurisë suaj të madhe” për kosovarët!

Gjesti!

Ti vërtet je më i miri dhe më i dashuri ndër banorët që vetquhen VIP-a. E ke përkrahjen time të palëkundur, ashtu siç e ka edhe Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edhe FSK-ja del me njoftim për automjetet në veri: Konvoji e ngatërroi drejtimin

FSK-ja ka bërë të ditur se konvoji nga Istogu që po shkonte drejt Mitrovicës, e kanë gabura drejtimin. Kështu, ata hynë në pjesën veriore. Njoftimi: Forca e...

Shaholli: Kazan TV-t e fushatës zgjedhore!

Kazan TV-t e fushatës zgjedhore! Deri në ditët e fundit të fushatës zgjedhore që po zhvillohet gjithandej në "Severnistan", kazanTV janë vënë në shërbim të...

“Kasami nën presion: 270 kontrata të dyshimta për ‘ekspertë’ të partisë”

Sipas të dhënave nga OpenFinance, më datë 23.09.2025 dhe me 19.09.2025 kryetari i Komunës së Tetovës ka lëshuar mbi 3.5 milionë denarë...

Ali Ahmeti takon kampionin ballkanik Omer Memedi: “Të rinjtë si ti janë krenaria jonë kombëtare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me sportistin e ri dhe të talentuar Omer Memedi...

Jahir Dedia: U tradhtova nga Peci e Muja- jam përkrahës i Arian Tahirit

Biznesmeni Jahir Dedia, kompania e të cilit është e nënkontraktuar për ndërtimin e urave mbi Ibër, është përfolur ditëve të fundit shumë nëpër media...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu