Tetovë/ 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

“Të gjithë skijatorët që në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të frekuentojnë këtë pikë turistike, Kodrën e Diellit, do të iu ofrohet një zbritje në bileta për 30 për qind, por kjo zbritje nuk do jetë vetëm për biletat e ski ashënsorëve apo teleferikun me gjashtë ulëse, por do vlejë edhe për ata që do duan ta kalojnë natën në hotelin “Sllavia”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

Drejtori i Kodrës së Diellit Gani Aliji tha për Alsat se më 17 shkurt, planifikohet të ketë edhe organizime të tjera me qëllim që mysafirëve të shumtë nga Kosova t’iu urohet një mirëseardhje ndryshe.

“Atë ditë kemi planifikuar që të organizojmë eveniment për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës, dhe të bëjmë zbritje për qytetarët e Kosovës që ta shijojnë skijimin në ditën e pavarësisë. Jemi duke parë si do ia bëjmë dhe do vendosim brenda kohës pas çka do ketë edhe njoftim. Pra ditën e pavarësisë, në gjitha kapacitetet tona që kemi në ski qendër vlen promocioni për qytetarët e Kosovës”, tha Gani Aliji, drejtor i Kodrës së Diellit.

Me rastin e 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, manifestimet nuk do të mungojnë për turistët nga Kosova, edhe në ambientet tjera hotelerike që ka Kodra e Diellit./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA vendos sanksione për kompanitë ruse/Washingtoni: Shkak, refuzimi i Putin për t’i dhënë fund luftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil –...

Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe...

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu