VLEN: A e sakrifikoi Ali Ahmeti, Grubin për lirinë e Sasho Mijallkovit?

BDI-ja, e cila për 20 vjet qeverisi vendin si një kompani private, po përpiqet sërish të paraqitet si mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve. Pasi humbi institucionet përmes të cilave kontrollonte proceset dhe abuzonte me pushtetin, ajo tani kthehet te retorika e “barazisë” dhe “drejtësisë”, fjalë që prej kohësh kanë humbur kuptimin në politikën e saj.

Por qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku ishte BDI-ja kur duhej të mbronte vërtet interesat e shqiptarëve?
A ishin të drejtat e qytetarëve prioritet, kur negociohej që Sasho Mijallkov të mbetej i lirë?
A do ta marrë tani Ali Ahmeti me vete Mijallkovin, siç e merrte Artan Grubin nëpër institucione?

Artan Grubi është në arrati – u sakrifikua që Sasho Mijallkov të jetë i lirë.

Në vitet kur BDI-ja kishte pushtet absolut në sektorët kyç, në vend që të forconte institucionet shtetërore, i shndërroi ato në vegla për interesat e saj partiake. Në vend që të investonte në arsim cilësor për të rinjtë, ajo u fokusua te përfitimet personale dhe bizneset e veta. Në vend që të luftonte për shtetin ligjor, ajo bënte marrëveshje pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur ata që shkatërruan sistemin gjyqësor.

BDI-ja nuk ra sepse i mungonte fuqia politike – ajo ra sepse u zhyt në korrupsion.

Sot, kur më nuk i kanë institucionet nën kontroll, kur nuk mund të diktojnë Prokurorinë dhe gjykatat, ata përpiqen të ringjallin imazhin e mbrojtësve të të drejtave. Por qytetarët nuk harrojnë se pikërisht BDI-ja ishte ajo që e shndërroi sistemin në mekanizëm shpëtimi për elitat e korruptuara.

Prandaj, sa herë që BDI-ja flet për drejtësi, duhet kujtuar se kjo është partia që shpëtoi Mijallkovin.
Sa herë që flasin për demokraci, duhet kujtuar se ata ishin ata që partizuan administratën.
Dhe sa herë që premtojnë se do të luftojnë për shqiptarët, duhet pyetur – pse nuk e bënë këtë kur kishin pushtetin?

BDI-ja e humbi besimin e popullit sepse e tradhtoi atë.
Tani që nuk mund ta kontrollojnë më sistemin, përpiqen ta mashtrojnë sërish popullin me gënjeshtra.
Por këtë herë, qytetarët po shohin, qytetarët dinë dhe qytetarët do të vendosin.

Është koha për një politikë që nuk bën marrëveshje me kriminelë.
Është koha për një politikë që punon vërtet për popullin.
Është koha për politikë pa BDI-në.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Cana dhe Shabani, dy mjekët e njohur nga Gostivari, ndajnë rrugët me Arben Taravarin

Dy figura kyçe dhe mjekë të njohur, Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive dhe Bashkim Shabani, drejtor i Klinikës Universitare të Urologjisë – Shkup,...

Pa sutjena e në fokus të pasmet, Luana Vjollca e “kallë” rrjetin në vikend

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. E veshur me një kostum sportiv rozë...

Ish-kongresisti amerikan iu shkruan letër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Jeni në mendjet dhe lutjet e shumë miqve

Ish-kongresisti demokrat, Tony Hall, iu ka shkruar një letër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po...

LSDM akuzon Toshkovskin se i dha tender 4 milionë eurosh një kompanie me 2 të punësuar

LSDM sot ka akuzuar ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkovski se u ka dhënë tenderë në shuma të mëdha të parave kompanive të...

Java Evropiane e Testimit për HIV, katër ditë do të ketë testim falas në Shkup

Në kuadër të Javës Evropiane të Testimit Pranveror për HIV, HERA – Shoqata për Edukim Shëndetësor, fton të gjithë qytetarët në testim falas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu