Hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kinës/ Xi Jinping kundërpërgjigjet me taksa ndaj mallrave amerikane, ja çfarë përfshihet

Tarifat prej 10% të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kinës kanë hyrë sot në fuqi.

Lëvizja përshkallëzon tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Pas hyrjes në fuqi të tarifave, Pekini ka thënë se do të vendosë tarifa hakmarrëse për një sërë produktesh amerikane, sipas BBC.

Kundërmasat përfshijnë një taksë 15% për importet e qymyrit dhe gazit natyror të lëngshëm nga SHBA.
Nafta bruto, makineritë bujqësore, kamionët dhe makinat me motor të madh do të përballen me një tarifë prej 10%.
Njoftimi erdhi menjëherë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja prej 10% të Donald Trump ndaj Kinës.

Trumpi synon të bisedojë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në ditët në vijim.

Përveç tarifave, Kina njoftoi gjithashtu se do të vendosë kontrolle ndaj eksportit të disa elementeve jetike për prodhimin e produkteve moderne të teknologjisë së lartë. Këto përfshijnë tungstenin, teluriumin, bismutin, molibdenin dhe indiumin. Shumica e këtyre elementeve janë cilësuar si minerale jetike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, që do të thotë se janë thelbësore për ekonominë ose sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Kina kishte vendosur në dhjetor kontrolle edhe për elemente kyç, siç është galiumi, i cili përdoret në prodhim.

Ministria e Financave gjithashtu vendosi dy kompani amerikane në listën e entiteteve të pasigurta: PVH Group, e cila është pronare e Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, dhe Illumina, një kompani bioteknologjike me zyre në Kinë.

Përfshirja në këtë listë ua ndalon atyre të angazhohen në aktivitete të lidhura me importin ose eksportin në Kinë, si dhe të bëjnë investime të reja në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes...

Cilët sektorë paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 45 310 denarë, ndërsa ajo bruto 68 180 denarë. Sektori që paguhet më së shumti është sektori...

Taravari në Strugë në mbështetje të Arsim Dalipit

Kryrtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot së bashku me disa nga bashkëpartiakët kanë qëndruat në Strugë në mbështetje të kandidatit të AKi-së,...

Dalipi: Parking falas e lirim nga pagesat tatimore për rastet sociale!!

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi ka publikuar planin pesëpikësh që synon ta realizojë që në 100 ditët e para të...

Ndërroi jetë Agim Jonuz, analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi

Analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu