Tetë vite pa kolosin e letrave shqipe Dritëro Agolli

Sot shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.

Kolosi i letërsisë shqiptare u shua në moshën 85-vjeçare, ndërsa trashëgimi la një krijimtari të pasur me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Yjësia e Binjakëve/ Një takim i ngushtë i “çiftit” Hënë – Mars! Ja cilat shtete do e shohin shfaqjen spektakolare
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas të Devollit.

Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën e Luftës Nacionalçlirimtare. Në prozë, bëri emër sidomos me romanin “Komisari Memo”, si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Disa prej veprave të tij janë ekranizuar.

Arbitri hyn në histori/ Braun lajmëroi me zë në stadium vendimin e VAR-it
Vepra e fundit e Dritëro Agollit është libri me poezi “Prit edhe pak”, kushtuar bashkëshortes Sadije.

Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” (Itali). Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës e Gjirokastrës.

U nda nga jeta më 3 shkurt 2017, në Tiranë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

AKI-Strugë: Denoncim për uzurpim të hapësirës publike nga kandidati për kryetar, Mendi Qyra

Një qytetar i Strugës ka reaguar publikisht, duke denoncuar një rast të uzurpimit të hapësirës publike në qytet. Sipas tij, kandidati për kryetar të...

Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku...

Arrestohet drejtori i “Higjienës Komunale”-Shkup, Sabahadin Rustemi

Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur...

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. BalkanWeb dhe News24 mësojnë,...

Arben Taravari: Ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni është fakt i pakontestueshëm- pas Vuçiçit qëndron Rusia

Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka folur hapur për rrezikun e ndikimit serb dhe rus në Maqedoninë e Veriut,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu