Sulmet ndaj shqipes nuk ndalen – shuhet inspektorati i gjuhëve, reagon BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, të cilat rrezikojnë pavarësinë dhe funksionimin efektiv të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. BDI thotë se ky inspektorat është një organ kyç për garantimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të qytetarëve. Me ndryshimet e fundit, Kuvendi ka hequr statusin e personit juridik për të gjitha inspektoratet, duke i vendosur nën kontroll të plotë të ministrive përkatëse.

BDI

“Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është rregulluar me dy ligje të veçanta – Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, të cilët qartësisht e përcaktojnë këtë inspektorat si një person juridik. Në përputhje me parimin ligjor se ligji special ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm, këto dispozita nuk mund të ndryshohen apo të anulohen nga një ligj i përgjithshëm siç është Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese”.

Duke argumentuar në këtë mënyrë BDI vlerëson se qeveria dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë asnjë bazë ligjore për të vendosur këtë inspektorat nën varësinë e plotë të ministrisë dhe duhet menjëherë të sigurojnë se ky institucion do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të pavarur, siç e përcakton ligji. Sipas tyre çdo përpjekje për të reduktuar pavarësinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve do të konsiderohet si sulm ndaj të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe një hap prapa në respektimin e barazisë gjuhësore të garantuar me Kushtetutë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

BDI paralajmëron se nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij rreziku dhe do të ndërmarrë të gjitha masat institucionale dhe demokratike për të siguruar që Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të mbetet një institucion i pavarur dhe i aftë për të mbrojtur të drejtat gjuhësore të qytetarëve. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Votimi në Çair: Diferencë e dyshimtë prej 2.267 votash mes Izet Mexhitit dhe listës së VLEN-it

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Komunën e Çairit ekziston një dallim i dukshëm mes votave të kandidatit për kryetar...

AKI: VLEN-i është kapur tërësisht nga të tjerët, shqiptarët më 2 nëntor do t’i thonë JO vasalëve

Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri –...

Mbeturina dhe transport i çrregullt në Shkup para balotazhit

Shkupi po përballet me krizë të mbeturinave dhe transportit publik, me ndërmarrjet komunale që funksionojnë me burime të kufizuara. Higjiena Komunale dhe Transporti Publik kanë...

Dragan Bursac: Kjo është Serbia e vitit 2025, një vend ku një kriminel lufte është “qytetar nderi”

Shkruan: Dragan Bursac “Përderisa arkivoli i Pavkoviqit do të ulet në tokë, përderisa ministrat serbë do të kryqëzohen dhe gjeneralët do të përshëndesin ushtarakisht, le...

Drejtori i “Higjienës Komunale” me pranga në Gjykatë, Prokuroria kërkon paraburgim

Drejtori i Ndërmarrjes Publike ‘Higjiena Komunale’, Sabahudin Rustemi, së bashku me udhëheqësin për menaxhim të mbeturinave, Aki Saiti, pas rreth 20 orësh qëndrimi në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu