Kim Mehmeti: Edhe Jugosllavia pati president shqiptar, por shqiptarët nuk e donin!

Nga Kim Mehmeti

Nga gjithë shtetet e dala nga ish – Jugosllavia, Maqedonia më së shumti i ka trashëguar ‘tiparet’ e nënës që e lindi. Si e tillë ajo edhe ndërtohet sipas formulave të ish – Jugosllavisë, në të cilin nuk ishte e rëndësishme përmbajtja, por ikebana politike.

Pra njësoj si asokohe kur sa më shumë dobësohej lidhja mes popujve të federatës së Titos, aq më shumë forcohej ‘vëllazëria’ mes elitave politike shumetnike që e drejtonin atë, edhe në Maqedoninë e sotme ndodhë që sa më keq ndjehen qytetarët dhe e braktisin atë, aq më bashkëpunues mes veti janë elitat partiake që e zhvatin vendin.

Dhe sot kur në Ballkan pakësohet numri i shqiptarëve e shtohet numri i kryeministrave shqiptarë, dikush aq i përbuzë shqiptarët e Maqedonisë sa i shpërfaq të paaftë ta kuptojnë se një shtet nuk matet me atë sa i mirë është për pushtetarët e vet dhe mysafirët e tyre, por sa i përshtatshëm është për qytetarët dhe rinin që banon në të.

Por megjithatë, sado që me pamje të rrejshme ta fshehësh të vërtetën, me asgjë nuk mund ta mbulosh mungesën e zërave fëmijëror nëpër shkollat dhe vendbanimet shqiptare si dhe, të vërtetën se ka një Maqedoni parajsë , ku jetojnë hajdutokratët e BDI-së dhe një Maqedoni të pabanueshme për familjet shqiptare.

Dhe në një dy-Maqedoni të tillë nuk vlen gjë cilido burrështetas që majmet në grazhdin e shtetit dhe që harron se mediat e paguara në Tiranë e Prishtinë të mundësojnë që përkohësisht të dukesh më shumë seç je, por kurrë nuk do munden ta fshehin të vërtetën se BDI-ja është e paarritshme vetëm në ‘dëbimin’ e të rinjve nga Maqedonia.

Andaj gabojnë të gjithë ata që bëhen pjesë e paradave që shënojnë arritjet e BDI-së, duke besuar se shqiptarët e këtushëm janë aq budallenjë sa mos e dinë se sot askush nuk të lëvdon pa e paguar as kur e meriton atë, e lëre më kur je injorant politik, siç janë drejtuesit BDI-së, të partisë që për shumëçka do mbetet kancer politik i shqiptarëve të Maqedonisë. (Kim Mehmeti)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mjaft me zjarrvënësit – turpi i shoqërisë! Kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto ditë të nxehta, kur toka rënkon nga etja dhe ajri ndizet nga vapa, disa mendje bosh e duar të liga guxojnë të...

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të...

Putin gati për testimin e “Burevestnik”, raketa bërthamore me fuqi të pakufishme

Presidenti rus ka deklaruar se kjo armë është “e pathyeshme” nga sistemet aktuale dhe ato të ardhshme të mbrojtjes raketore Rusia duket se po përgatitet...

Denion Meidani ndan fotografinë e veçantë nga Marrëveshja e Ohrit: Sot, më shumë se kurrë, ajo duhet të respektohet

Ambasadori Denion Meidani ka kujtuar 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit duke vlerësuar se sot më shumë se kurrë duhet të respektohet e njëjta. “24...

Limaj: LVV-ja s’ka shumicë për qeveri, as me votat e Nismës

Ai potencoi se partitë politike në Kosovë aktualisht po bëjnë kalkulime të ngushta partiake, duke lënë mënjanë interesin kombëtar Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu