Reduktohet lista e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, konfirmon ZPS-ja

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka reduktuar edhe me teje listën e saj të dëshmitarëve në gjykimin ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Përmes një njoftimi të redaktuar për publikun ZPS me 30 janar ka treguar se nuk do të mbështetët në disa dëshmitë e dëshmitarëve si dhe disa të tjera do t’i dorëzojë në formë të shkruar.Sipas ZPS-së, pas këtyre ndryshimeve, kanë mbetur edhe gjashtë dëshmitarë për statusin e tyre do të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton “Betimi për Drejtësi”.Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu