Përleshje masive dhe të shtëna me armë në Prizren – Shtatë persona të përfshirë

Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24 orësh ka njoftuar për një rast të përleshjes masive që ka ndodhur në Prizren, ku kanë qenë të përfshirë shtatë persona, shkruan Gazeta Express.

PK-ja ka bërë të ditur edhe se në këtë rast ka pasur shkrepje të armës, dhe se dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor.

Po ashtu, nga policia është shtuar edhe që katër persona gjenden ende në arrati.

‘‘VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Transiti i ri Arban, Prizren 29.01.2025 – 02:00. Është raportuar se shtatë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete ku ka pasur edhe shkrepje të armës. Dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor. Është kontaktuar prokurori i cili ka lëshuar vendimin për tre të dyshuarit për ndalim për 48 orë. Katër persona të tjerë gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar PK-ja. /GazetaExpress

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu