Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbështet bojkotin e marketeve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në një postim në Facebook thotë se ministria që ai e udhëheq edhe pse nuk është e lidhur me organizimin e iniciativave për bojkotimin e marketeve, mbështetë qytetarët në bojkotin e tyre.

Durmishi shkruan se kjo është e drejtë e tyre qytetare dhe qytetarët, respektivisht konsumatorët, kanë të drejtë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre.

“Ne mbështesim qytetarët në bojkotin, mbi të gjitha në tregjet që vitet e fundit kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike. Ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhin e produkteve ushqimore bazë në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve ku nuk ka bazë për atë dhe në këtë drejtim mirëpresim inicativat e tilla dhe qytetarët me aktivitete të tilla. Vitet e fundit, qeveria e mëparshme toleroi tregtarët, të cilët për fitim shtesë përmes rritjes joreale të çmimeve janë pasuruar në mënyrë plotësuese në kurriz të qytetarëve. Kjo sjellje duhet të ndalet”.

Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbështet bojkotin e marketeve
Lexo po ashtu
Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbështet bojkotin e marketeve
“Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve dhe prishje të logjikës së tregut, do të përdorim të gjithë mekanizmat që kemi dhe do të miratojmë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve”, tha Durmishi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kadriu:ASH: Ne nuk i nënshtrohemi askujt, përveç popullit shqiptar!

Në një kohë kur disa politikanë shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet përkrah një qeverie me tendenca të hapura nacionaliste dhe antishqiptare, Aleanca për...

Takim miqësor me vlerë diplomatike – Krenar Lloga dhe Zudi Koka në bashkëbisedim me ambasadorët e Shqipërisë, Çekisë dhe Bullgarisë

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ish-ministri Krenar Lloga dhe z. Zudi Koka zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm me përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë,...

Përplasje mes deputetëve të BDI-së dhe shumicës parlamentare për ndryshimet e Ligjit të Inspektoratit të Gjuhëve

Për të dytën ditë me radhë në Kuvend debatohet rreth çështjes së ndryshimit të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, me të cilat...

Kallëzimi penal ndaj Kurtit dhe ministrave, LDK lëshon komunikatë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur me komunikatë për media pasi sot kanë dorëzuar zyrtarisht kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës...

Fshiu këpucët me flamurin e BE-së dhe më pas e dogji, i hiqet imuniteti eurodeputetit polak

Parlamenti Evropian ka votuar për t’i hequr imunitetin eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, duke i hapur rrugën autoriteteve në Poloni që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu