Kush janë ministrat e Qeverisë Kurti që u pasuruan më së shumti?

Sikur të punonte për 6 vjet me radhë dhe nga ato të ardhura të mos e shpenzonte as edhe një cent, pasuria e një ministri në Kosovë do të rritej për më shumë se 100 mijë euro.Logjikisht e pamundur, por praktikisht dikush ia doli.

Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për 4 vjet pasuria i është shtuar për 103 mijë e 544 euro, raporton KIKS Kosova.Si udhëheqës i këtij dikasteri, Arben Vitia ka të hyra vjetore rreth 18 mijë euro dhe ky pasurim i tij për këto vite është i barabartë me sa do të fitonte ai nga paga si ministër për 5.7 vjet.

Nga 478 mijë e 258 euro sa kishte deklaruar në vitin 2020, pasuria e të parit të Shëndetësisë në vitin 2023 e kaloi gjysmë milionin.E në raportin e fundit të publikuar në vitin 2024 nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Vitia rezulton se ka 581 mijë e 802 euro pasuri.
Vitia nuk është ministri i vetëm që ia pa hairin pushtetit. Një pasurim të dukshëm për kohën sa mbajti postin e ministrit e pati edhe Fikrim Damka.Ministri i Zhvillimit Rajonal u pasurua për 80 mijë e 992 euro për 3 vjet.

Nga 229 mijë e 671 euro sa i deklaroi në vitin 2022, pasuria e Damkës shkoi në 310 mijë e 663 euro.Jo kaq sa ai, por për një çerek, pasurinë e tij e shtoi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Financierit të VV-së pasuria iu rrit për 20 mijë e 983 euro.Nga 124 mijë e 177 euro sa i deklaroi në vitin 2020, Murati në 2024 pohoi se ka në posedim pasuri në vlerë të 145 mijë e 160 euro.
Për katër vjet në qeveri, u pasurua edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.Sipas raportit krahasues të pasurisë, të publikuar nga Lëvizja FOL, Krasniqit nga viti 2020, iu shtuan 32 mijë e 841 euro në pasurinë e tij.
Nga 288 mijë e 42 euro sa deklaroi në vitin 2020, në fund të mandatit, pasuria e këtij ministri arriti në 320 mijë e 883 euro, raporton KIKS Kosova.Jo më pak fatlum qëlloi të ishte edhe numri një i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku.

Sa qëndroi në krye të MKRS-së, sipas të dhënave të publikuar nga FOL, Çeku u pasurua për 23 mijë e 810 euro.Në vitin 2020, Çeku deklaroi se posedon një pasuri në vlerë të 225 mijë e 288 eurove, e cila në regjistrin e fundit të pasurisë doli se ka shkuar në 249 mijë e 98 euro.

E rritje të pasurisë në pushtet pati edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.Nga emërimi si ministër e deri më sot, atij pasuri i është rritur për gati 4 për qind, apo 17 mijë e 513 euro.

Derisa në vitin 2021, Peci deklaroi se ka në posedim pasuri në vlerë të 423 mijë e 999 eurove. Tash, nëse partia e tij nuk e formon qeverinë e re, ai do të largohet nga posti i ministrit me 441 mijë e 512 euro në thesar.Nëse jo në zhvillimin industrial të Kosovës, një bilanc pozitiv e arriti ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, prej që erdhi në pushtet.

Ky bilanc shënon rritjen e pasurisë së saj për 26.43 për qind.Sipas Lëvizjes FOL, e cila ka bërë monitorimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve shtetërore, nga viti 2020, Rozeta Hajdari ia shtoi pasurisë së saj gati 22 mijë euro.

Kur e deklaroi pasurinë për herë të parë, ajo kishte në pronësi 61 mijë e 136 euro. Kjo pasuri në 2024-ën arriti në 83 mijë e 94 euro.Edhe pse kabinetit qeveritar iu bashkua i fundit, pasuria iu shtua edhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ministri i FSK-së ka në posedim pasuri në vlerë të 110 mijë e 442 euro.
Nga dy herë sa e deklaroi pasurinë, Ejup Maqedonci në 2024-ën pati rreth 3 mijë euro më shumë se në vitin 2023, kur kishte deklaruar 107 mijë e 572 euro pasuri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu