Kurti mirënjeh marrëveshjen e Hotit me Uashingtonin: Promovonte stabilitet

Marrëveshjen e arritur më katër shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e nënshkruar kjo mes kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan, Donald Trump, për herë të parë e ka njohur Albin Kurti, anise të njëjtën e ka kritikuar me tone të ashpra vazhdimisht bashkë me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti, i cili përgjatë këtyre viteve ka ndryshuar qëndrim në shumë çështje, për herë të parë tashmë me Trumpin president në një mandat të dytë, ka njohur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ai dhe emisari Richard Grenell.

Në një intervistë të dhënë së fundi për gazetën spanjolle “El Mundo”, Kurti është pyetur mbi presidencën e Trumpit.

“Kosova ka një marrëdhënie të fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në BE e NATO. Gjatë mandatit të Trump, marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin priotet ta promovuar stabilitetin, ndërsa administrate Biden fuqizoi institucionet demorkatike në Ballkan. Edhe pse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj që ShBA-të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin” – tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Nacionale.

Çka thoshte Kurti në vitin 2021?

Pak kohë pas arritjes së kësaj marrëveshje, Kurti në një fjalim para eurodeputetëve kishte kritikuar të njëjtën, duke thënë se “nuk ka parë asnjëherë në një faqe e gjysmë kaq shumë marrëveshje e zotime”.

“Sa i përket marrëveshjeve që janë arritur me 4 shtator vitin e kaluar në Ëashington mund të themi që janë zotime të dyfishta unilaterale me një listë zotimesh, nuk kam parë asnjë here në jetën time në një faqe e gjysmë, marrëveshje ose zotimesh me kaq shumë gjëra e artikuj mbrënda tyre, sikur të ndodhte se gjatë shkrimit të tyre, dikush të thotë se mos kemi harruar edhe këtë gjë ose atë, dhe çdo gjë futët në këto një faqe e gjysmë, nuk besoj që është menduar që të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet ta shohim si një grumbullim pikash e jo si marrëveshje “Merre ose lëre” – kishte thënë ai.

Nënkryetari i tij në parti ndërkaq, Glauk Konjufca, ishte shprehur se kjo është marrëveshja më e dëmshme që nga viti 2015.

“Kjo që e pamë ishte një marrëveshje, më e dëmshmja që kemi pa që nga viti 2015…Prej vitit 2015 nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se kjo sepse në tavolinë të negociatave tash po dalin edhe resurset e Kosovës, e jo çfarëdo resursi por resursi më i rëndësishëm që e ka Kosova, e që është resursi ujor. 70 për qind e resursit ujor që ka Kosova është në Ujman” – kishte thënë Konjufca.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shporta sindikale më e lartë për 1.000 denarë! Çmimet në markete janë rritur! Shtrenjtohet qumështi, mishi, djathi, vezët

Çmimet në markete po i thyejnë rekorde. TV21 vizitoi disa zinxhirë më të mëdhenj të marketeve. Regjistroi çmime më të larta për së paku...

Kuvendi rrëzoi amendamentet e Frontit Evropian në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve

Ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin Përdorimin e Gjuhëve, të cilat parashikojnë heqjen e statusit juridik kaluan filtrin e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...

Me Xi Jinping në krah, Putin shfaq forcën! Drone, mijëra ushtarë dhe armë bërthamore në paradën e madhe në Moskë

Vladimir Putin vlerësoi “trimërinë” e ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë sot, në një fjalim që mbajti para personelit ushtarak dhe rreth 20 udhëheqësve...

Momenti kur një dron u përplas në një ndërtesë qeveritare në Belgorod të Rusisë

Zëvendësguvernatori i rajonit të Belgorodit, Aleksander Aleksandroviq Lorenz, dhe një punonjës i Rosgvardias janë plagosur në sulmin e mëngjesit të sotëm nga një dron...

PLUHURI I HËNËS! Kina i dorëzon Mbretërisë së Bashkuar, pluhurin e hënës “më i rrallë se ari”

Pluhuri i hënës, i cili është konsideruar nga shkencëtarët 'më i rrallë se ari' mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar nga Kina. Brenda kokrrizave...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu