Visar Ymeri: Qëndrimet e Grenell për Albin Kurtin të Rënda, Sjellja e Kurtit – “Kur Gomarin e Hante Ujku, Ai Thoshte ‘Ishalla Jam Endër

Në emisionin “Debat Plus” , analisti Visar Ymeri diskutoi për situatën politike të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komentet e tij pasuan deklaratat e fundit të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës janë në pikën më të ulët të historisë së Kosovës.

Ymeri shprehu shqetësim të thellë për ndikimin që ka kjo situatë në sigurinë e Kosovës, duke e lidhur përkeqësimin e marrëdhënieve me politikën e brendshme të Qeverisë Kurti. Sipas tij, Kosova duhet të shqetësohet shumë për cenimin e sigurisë që ka sjellë kjo politikë. “Kosova po ja kthen pistoletën vetes me këtë politikë të Albin Kurtit,” tha Ymeri.

Pjesë më interesante e debatit ishte kur Ymeri komentoi marrëdhëniet e Kurtit me SHBA-në dhe qëndrimet e ambasadorit Grenell ndaj kryeministrit Kurti, sjellja e kurtit eshte “Kur gomarin e hante ujku, ai thoshte ‘Ishalla jam ender’,” tha Ymeri, duke e përdorur këtë shprehje për të ilustruar tensionet dhe pasigurinë që karakterizojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së në këtë periudhë.

Këto komente të Ymerit vijnë në një moment të rëndësishëm politik për Kosovën, ku marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë janë nën presion dhe politika e brendshme po shkakton shqetësime për stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu